Zyrtar për Buxhet dhe Financa

MKRS
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Prizren
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, L. nr. 03/L-149, dhe Rregulloren nr. 02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Zyrtar për Buxhet dhe Financa në MKRS-Prizren
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7
Numri i referencës: 40/2019
I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa
Vendi: Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit për Buxhet dhe Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për planifikimin e buxhetit
2. Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit, dhe ndihmon zyrtarët përkatës brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afatit
3. Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit në free-balanc, monitorimin e shpenzimeve të buxhetit gjatë vitit dhe përgatit raporte lidhur me shpenzimin e buxhetit
4. Evidenton faturat për pagesën e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesë;
5. Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e lartë shqyrton korrektësinë, saktësinë e propozimeve.
6. Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesën me kohë e faturave për realizimin e procedurave të prokurimit dhe pagesave;
7. Mban evidencë për pagesën e lëndëve lidhur me udhëtimet zyrtare jashtë vendit - për avance të udhëtimeve zyrtare.
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligje dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Diplome universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme, pa përvojë ose shkollë të lartë, 2 vite përvojë profesionale.
2. Njohuri profesionale në fushën e buxhetit dhe financave.
3. Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrative.
4. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
5. Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.
6. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Procedurat e konkurrimit:

• Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me afat të pacaktuar, ndërsa kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ditës së shpalljes.
Data e fundit e aplikimit është: 24.07.2019

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi "Nëna Terezë" nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 ( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës".

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019