Zyrtar i Prokurimit

Komuna e Gjakoves
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Gjakove
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës  së Kosovës, Rregullores numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si  dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E   E   R E K R U T I M I T

Njësia:                                                    Kabineti i Kryetarit

Titulli i vendit të punës:                       Zyrtar i Prokurimit 1

Niveli i pagesës:                                    sipas koeficientit 6.0

Numri i ekzekutuesve:                         1 (një)

Numri i referencës:                               RN00004810

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Pranon të gjitha shkresat, për prokurim dhe regjistrimin e tyre në programet kompjuterike, faturave dhe dokumentacionit tjetër, që është i adresuar në Njësinë e Prokurimit;
  2. Mban evidenca të kërkesave për prokurim, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre;
  3. Pranon lëndë të përfunduara nga zyrtarët e prokurimit, regjistron ato në programe kompjuterike dhe i arkivon;
  4. Shpërndan ftesa për oferta për blerje konkurruese;
  5. Merr pjesë në komisionet për vlerësimin e ofertave dhe siguron mbajtjen e të dhënave për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra gjatë çdo faze të procesit, si dhe siguron që komentet e të gjithë anëtarëve të shënohen dhe se çdo anëtar t'i nënshkruan këto komente;
  6. Pranon oferta nga kompanitë në kohën e paraparë në tender-dokument;
  7. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në ekonomi, biznes, juridik apo administratë publike pa përvojë ose shkollë e larte dhe së paku dy (2) vite përvojë pune;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Njohuri në fushën e prokurimit publik;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren numër 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 07.05.2019 deri 21.05.2019).

Dokumentet e kërkuara: 

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata  qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019