Zyrtar i Lartë për Planifikim dhe Projekte

MZHE
Publikuar më
Korrik 10, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Numri i Konkursit: APF0005636
Vendi i punës: Zyrtar i Lartë për Planifikim dhe Projekte - EZHE/430
Koeficienti : 8.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Mbikëqyrësi: Udhëheqësit te Sektorit për Promovimin dhe Zhvillimin e Projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me akterët relevantë në funksion të promovimit të efiçiencës së energjisë;
  • Siguron zbatimin e programeve të fushatave promovuese për efiçiencën e energjisë;
  • Bashkëpunon me institucionet qendrore dhe lokale dhe me entitete tjera të interesuara për zhvillimin e fushatave promovuese për efiçiencën e energjisë;
  • Mirëmban ueb faqen e Agjencisë.
  • Siguron zbatimin e projekteve te Efiçiencës se Energjisë
  • Monitoron hartimin dhe dizajnin e projekteve te efiçiencës e energjisë
  • Monitoron specifikacionin teknik te produkteve te efiçiencës se energjisë
  • Zyrtari i Lartë për Planifikim dhe Projekte raporton tek udhëheqësi i sektorit për planifikim dhe projekte AKEE-se.
  • Kryen detyra tjera që caktohen nga udhëheqësi i sektorit - AKEE-se

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplome Universitare ne fushën e Inxhinierisë Mekanike, Elektrike, Ndërtimtari dhe Ekonomi.
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e energjisë ose ekonomisë;
  • Shkathtësi të lartë në pune profesionalë, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)
  • E preferuar njohja e gjuhës angleze;

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe-ks.net.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 10 /07/2019 deri me date 24/07/ 2019, deri në orën 16:00. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019