Zyrtar i lartë për persona me aftësi të kufizuara

Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

ZYRA E KRYEMINISTRIT  vazhdon afatin e konkursit  për këtë vend të  punës:

---

ZYRA E KRYEMINISTRIT  shpall të lirë këtë vend të punës

Një (1) Zyrtar i lartë për persona me aftësi të kufizuara

Numri i referencës: ZKM-ZQM-006

Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Zyrës për Qeverisje të Mirë, kryen detyrat dhe përgjegjësitë si vijojnë:

  1. Siguron  udhëzime  dhe shërbime këshilluese për drejtorin,  mbi politikat dhe praktikat  e mundësisë së barabartë,  në veçanti për çështjet që  kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuar.
  2. Përgatitë, koordinon dhe monitoron, implementimin e politikave dhe udhëzimeve të mundësisë së barabartë që janë në pajtueshmëri me standardet evropiane , në veçanti me ato që kanë të bëjnë me çështjet e aftësisë së kufizuar.
  3. Analizon dhe komenton legjislacionin në hartimin e sipër për të qenë në  pajtueshmëri me standardet e aplikueshme ndërkombëtare të mundësisë së barabartë,  duke u fokusuar në të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
  4. Inicion hartimin e politikave dhe strategjive që prekin direkt sferën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
  5. Ndihmon në përgatitjen dhe koordinimin e programeve të fushatave për informimin dhe vetëdijesimin e publikut  për mundësinë e barabartë, në veçanti në vështrimin e ndryshimit  të paragjykimeve dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
  6. Përgatitë raporte për punën e bërë dhe aktivitetet e zhvilluara lidhur me mundësitë e barabarta dhe jo diskriminimin.
  7. Kryen edhe punë të tjera sipas  kërkesës së Drejtorit të zyrës.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në shkenca shoqërore, preferohet në  drejtësi, shkenca politike, pedagogji, psikologji, sociologji.
  • Së paku 3 vjet përvojë  pune profesionale, përparësi përvoja e punës  në fushën e të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe aftësive të kufizuara.
  • Kërkohet  njohuri e punës me kompjuter në Word, Excel, Bazën e të dhënave, përpunimin e teksteve, llogaritjet tabelore dhe Internet.
  • Kërkohet njohja e gjuhës shqipe dhe /ose serbe. Njohja e gjuhëve të tjera si anglishtja etj.  është përparësi.
  • Njohuri  e  standardeve ndërkombëtare të mundësive të barabarta  dhe legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë shkathtësi analitike, hulumtuese.
  • Aftësi në hartimin e shkresave.
  • Të ketë etikë të lartë pune, të jetë në gjendje të punojë nën trusni.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshmia për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshmia e përvojës së punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://www.kryeministri-ks.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Vazhdohet afati i konkurrimit  edhe 7 ditë kalendarike  nga data  07/05/ 2019 deri  me  datë 13/05/ 2019, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019