Zyrtar/e Ligjor/e

Ministria e Drejtesise
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

rishtinë, 08/05/2019 - Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Drejtësisë shpall këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkursi i shpallur më datën 23.04.2019 për pozitën: Zyrtar Ligjor - 1 (një vend pune) me numër te referencës MD/ DL/23-04-01-2019 në Gazetën ditore ,, Epoka e re” dhe në web - faqen e Ministrisë së Drejtësisë, vazhdohet edhe për shtatë (7) ditë kalendarik, nga data: 08.05.2019 deri më datën 14.05.2019.

Të gjithë Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure te rregullt për këtë Pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim.

--

Prishtinë, 23/04/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

I. DEPARTAMENTI  LIGJOR

1. Pozita: Zyrtar Ligjor  - 1 (një vend pune)

Referenca: MD/ DL/ 23 – 04 – 01 - 2019

Koeficienti: 7

I përgjigjet: Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë aktive në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushë veprimtaria e Ministrisë;
  • Sigurimi i pajtueshmërisë së projektligjeve dhe të akteve tjera nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
  • Kryerja e formatizimit të ligjit, të revidimeve gjuhësore dhe ligjore, si dhe përkujdesja që përmbajtja teknike e ligjit të jetë e saktë dhe identike në të dy gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme
  • Përcjellja dhe menaxhimi i procedurave për hartimin dhe dorëzimin e projektligjeve në Qeveri;
  • Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit Ligjor dhe të Divizioneve;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit apo udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Minimumi dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e Legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të legjislacionit të aplikueshëm në fushat e përgjegjësisë së ministrisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (World, Excel, Power point, Access, internetit).
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe, e preferuar njohja e gjuhës angleze

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 / 213 870 ose 038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 23.04.2019gjer më datën 07.05.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019