Zyrtar/e i/ e Larte per Pemetari

Komuna e Istogut
Publikuar më
Maj 17, 2019
Qyteti
Istog
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Ne baze te nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18, paragrafi 1 te Ligjit Nr.03/L-149 per Sherbirnin Cilvil te Republikes se Kosoves, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 te Rregullores Nr.02/2010 per Procedurat e Rekrutimit ne Sherbimin Civil, Komuna e Istogut shpall:

KONKURS

Drejtoria: Drejtoria per Bujqesi, Pylltari dhe Hidroekonomi

Titulli i vendit te punes: Zyrtar/e i/ e Larte per Pemetari

Numri i References :RN00004860
Numri i ekzekutuesve: 1 ( nje)
Lloji i pozites: I karieres
Orari I plote: 40 ore ne jave
Kategoria Funksionale: Niveli Profesional
Grada: Niveli i koeficient 7,5 Kohezgjatja e emerimit: Pa afat
Kohezgjatja e periudhes provuese : 12 muaj.
Qellimi i vendit te punes: Te ofroje informata dhe sherbimet e trajnimit per fermeret dhe bashkesite rurale per zhvillimin e pemtarise ne Komune.
Detyrat dhe Pergjegjesit :

1. Koordinon dhe mbikeqyre ne shkalle komune te gjitha programet per zhvillim ne sektorin e pemetarise.
2. Te ofroj informata dhe sherbimet e trajnimit per pemetaret ne nivel Komune;
3. Bene mbledhjen e te dhenave statistikore per zhvillim te sektorit te pemetarise
,shperndan material(broshura,fletepalosje),ndihmonfermeret per aplikim per Subvencione dhe grande pran MBPZHR;
4. Merr pjese ne ekipet dhe grupet punuese qe merren me analizen e programeve dhe rregullave per zhvillimin e bujqesise;
5. Te punoj me fermeret-pemetaret per te identifikuar dhe zhvilluar aktivitete qe lidhen me bujqesine-Sektorin e pemetarise,te identifikoj prioritet ne sektorin e pemetarise dhe bujqesise ne pergjithesi;
6. Te perdore sherbimet aktive te konsulences per te vendosur dhe per te mbajtur marredhenie efektive te punes me te gjitha palet e interesuara,duke perfshire pemetaret,shoqatat e pemetareve, Grupet lokale te veprimit (GLV) etj;
7. Te organizoj ,koordinoj ofrirnin e trajnimit formal dhe jo formal duke perfshire:prezantimet,vizitat ne pemishte,diten fushore,diskutim ne grupe,takime,konsultime ne zyre dhe me telefon;
8. Te bashkepunoi ne mbledhjen dhe publikimin e informatave nga aktivitetet bujqesore,kryen edhe pune te tjera me kerkese te mbikeqyresit;

Kushtet e pjesemarrjes ne Rekrutim :
Te drejte per punesim kane te gjithe personat e moshes madhore te cilet kane zotesi per te vepruar, jane ne posedim te te drejtave civile dhe politike, kane pergatitjen e nevojshme arsimore dhe aftesine e duhur per kryerjen e detyrave te punes.

Procedura e konkurimit: Procedura e konkurrimit eshte e hapur per kandidatet e jashtem si dhe nepunesit civil ekzistues.

Kualifikimet dhe shkathtesite e kerkuara:
• Diplome universitare, fakulteti i bujesise,drejtimi pemtari-vreshtari dhe te peraferta, 3 vite pervoje pune.
• Shkathtesi ne komunikim planifikim te punes dhe udheheqje te ekipit;
• Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe keshillave;
• Aftesi per permbushje te detyrave dhe puneve nen presion;
• Shkathtesi kompjuterike te aplikacioneve te programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);

Afati i konkursit : Konkursi eshte i hapur pesembedhjete (15) dite kalendarike nga data e publikimit.

Dokumentet e kerkuara : Diploma mbi kualifikimin, diplomat e leshuara nga institucionet
shkollore jashte vendit duhet te jene te nostrifikuara nga MASHT-i, deshmi per pervojen e punes,
Certifikata qe nuk jeni nen hetime origjinal, dokumenti i identifikimit, ekstrakti i lindjes. Kopjet e dy raporteve te fundit te njepasnjeshme te vleresimit te punes (te punesuarit ), si dhe certifikata tjera mbi trajnimet. Duhet te jete banor i Republikes se Kosoves.

Paraqitja e kerkesave : Aplikacionet merren ne Qendren per Sherbim me Qytetar, kati i I-re, Zyra nr. 100 dhe kerkesat e plotesuara dorezohen personalisht ne te njejten zyre.

Kerkesat e derguara pas dates se fundit dhe kerkesat e pakompletuara nuk do te pranohen
Per shkak te numrit te madh te kerkesave, vetem kandidatet e perzgjedhur ne listen e ngushte do te kontaktohen.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019