Zyrtar Administrativ

MKRS
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Prizren
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, Rregulloren Nr. 02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria c Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Zyrtar Administrativ
Institucioni: MKRS- Prizren
Kategoria funksionale: Koeficienti: 7
Numri i referencës: 42/ 2019
I përgjigjet: Drejtorit të DFSHP
Vendi: Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit te DFSHP, përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e poshtëshënuara:

  1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave:
  2. Ndihmon në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  3. Merr pjesë në hartimin, zhvillimin e procedurave dhe dokumenteve tjera si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara.
  4. Organizon dhe lehtëson takime, konferenca dhe ngjarje të tjera të veçanta, koordinon dhe merr pjesë në mbledhjet e komisioneve sipas rastit;
  5. Ofron ndihmë dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara të njësisë organizative;
  6. Kryen hulumtime dhe analiza mbi çështjet, temave të caktuara nga mbikëqyrësi ose stafi i nivelit të lartë profesionale dhe përgatit shkresa, raporte;
  7. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushate interesit të përbashkët si dhe ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas kërkesës;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Diplomë universitare ne drejtimet jurdik, ekonomik apo biznes, pa përvojë ose shkollë e larte dhe së paku dy (2) vite përvojë pune.
2. Njohuri profesionale në fushën e administratës;
3. Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
4. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
5. Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
6. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët.
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me afat të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur pesembedhjete (15) ditë.
Data e fundit e aplikimit është: 25.07.2019

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni shkarkohet nga Ueb faqja e MKRS-së dhe dorëzohet në zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" Nr. 44, Prishtinë.

Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211 449 dhe 038 211 921 ( apo në ueb-faqen pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019