Zhvillues i Aplikacioneve

ASK
Publikuar më
Maj 13, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 pika 3.1 , nenit 6 pika 5 dhe  nenit 33  të Ligjit Nr.04/L-036  për Statistikat  Zyrtare të Republikës së Kosovës, Udhëzimit  Administrativ  Nr.08/2012  per  kushtet  dhe Mënyrën e Ofrimit te te Dhënave  te Fituara me Përpunime te Veçanta te Statistikave Zyrtare  si  dhe nenit 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës  së  Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Agjencia e Statistikave të Kosovës , bënë:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit Agjencia e Statistikave të Kosovës
Titulli i punës: Zhvillues i Aplikacioneve
Numri i referencës: ASK-DMTI-001
Tarifa e shërbimit: 950 Euro (Bruto)
Raporton te: Udhëheqësi i Divizionit te TI-së
Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: 2 muaj
Orari i punës: I plotë
Lokacioni dhe numri i ekzekutuesve: ASK-1

ASK respektivisht Departamenti i DMTI-së është duke ndërtuar një sistem për Menaxhimin e Metadatave. Ky sistem do të jetë kompatibil me sistemin e Eurostatit i tillë që do ti mundësojë ASK-së që të dërgojë metadata kombëtare në Eurostat përmes sistemit Metadata Hendler (ESS- MH), dhe si i tillë do të jetë në përputhje me SDMX. Sistemi do të gjenerojë skedarë të metadatave në fomatin .xml në përputhje me SDMX për të lehtësuar lidhjen me ESS-MH.

Në mënyrë që ASK ti përmbush këto objektiva, shpall konkurs për një Zhvillues i Aplikacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-       Bashkërendon dhe ofron ndihmë për krijimin e strukturave dhe përmbajtjen e  të dhënave të SDMX.

-       Bashkëpunon me udhëheqësin e projektit për Metadata për tu siguruar që çdo çështje teknike të zgjidhet.

-       Ndihmon në inicimin e projekteve të reja të shkëmbimit të të  dhënave  në  formatin  SDMX.

-       Merrë pjesë në grupin e punës të SDMX dhe nëngrupet specifike të lidhura me detyrat e punës. Kjo përfshin bashkëpunimin me ekspertet e Eurostatit të nën kontraktuar nga GOPA  për të hartuar udhëzime dhe dokumente të praktikave më  të mira për përdorimin  e SDMX.

-       I ndihmuar dhe mbikëqyrur nga zyrtari përgjegjës i TI-së së ASK-së, do të zhvillojë një  bazë të dhënash për metadata në një server të dedikuar enkas për këtë qëllim.

-       Ndërfaqja do të jetë bazuar në ESMS dhe ESQR:

-       Ndërfaqja do të dizajnohet dhe zhvillohet në një ndërfaqe miqësore që do të  jetë  e lehtë për tu qasur;

-       Bënë dokumentimin e projektit;

-       Në mënyrë rigoroze zbaton masat e sigurisë dhe planeve të rikuperimit të të dhënave;

-       Në mbikëqyrje të stafit lokal të TI-së, instalon, konfiguron dhe teston ueb aplikacionin në serverin e ASK-së;

-      Bashkëpunon me grupet tjera punuese si dhe ndihmon ne kontrollimin, krahasimin, analizimin dhe komentimin e te dhënave dhe rezultateve të tyre.

Shkathtësitë e kërkuara:

Diplomë Universitare në fushën e Teknologjisë Informative.
Së paku 4 vjet përvojë punë në fushën përkatëse (e obligueshme).

Kompetenca dhe aftësitë:
-          Njohja e gjuhëve koduese siç: C#, HTML, CSS;

-          Njohuri të avancuara në teknologjitë ASP .NET, MVC si dhe Microsoft SQL Server;

-          Njohuri në standardet e SDMX përparësi;

-          Shkathtësi në planifikim, hulumtim dhe analiza, kapacitet  për të  kuptuar  proceset, për të koordinuar dhe organizuar punët;

-          Ruajtja e konfiencialitetit;

-          Të jetë i motivuar dhe aftësi për të punuar në atmosferë interdisciplinare;

Agjencia e Statistikave të Kosovës, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët  e Republikës së Kosovës të moshës  madhore të cilët  kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe  të cilët  kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Konkursi është i hapur 5 ditë kalendarike nga dita e publikimit  ne media dhe në web faqen   e ASK-se.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në  Arhiven  e  ASK-se,  ose mund të tërhiqen nga web faqja e ASK-së në adresën http://ask.rks-gov.net/ .

Aplikacionet merren dhe dorëzohen  në Agjencinë e  Statistikave te Kosovës , Rr,”Zenel Salihu”  nr.4 Prishtinë.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e  dokumentacionit  të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Për  shkak të   numrit të madh të kërkesave të pranuara , vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën  e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen intervistës me gojë.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në zyrën e personelit ,  në  tel: 038- 20031149 ,  prej orës 08:00 – 16: 00.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019