Vende te lira te punes (6)

Dokufest
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prizren
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

DokuFest hap konkurs për gjashtë pozita të karakterit të përkohshëm për t’i përmbushur nevojat e departamenteve, për realizimin e edicionit të 18-të të festivalit që do të mbahet në Prizren nga 2-10 gusht 2019.

Aplikantët e suksesshëm duhet të fillojnë punën më 1 qershor me kohëzgjatje për 3 muaj.

Departamentet dhe pozitat:

  1. Koordinator/e për vullnetarë
  2. Koordinator/e punëtorish
  3. Koordinator/e eventesh
  4. Koordinator/e për mikpritje
  5. Koordinator/e për media

Aplikantët e suksesshëm përveç detyrave të tyre të rregullta do të punojnë edhe në aftësimin e vullnetarëve të departamenteve të tyre përkatëse.

Aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 20 maj 2019.

Aplikacionet që dërgohen pas kësaj date nuk shqyrtohen.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019