Vende te lira te punes (4)

ZKM
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafin 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, si dhe Raportin e punës së vitit 2018 dhe Planit të Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019 të aprovuar në Qeveri më datë 25.01.2019  me nr. Protokolli Nr. 01/86,  me qëllim të realizimit të këtij plani përmes shërbimeve të veçanta, bënë:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta

Emri i Institucionit: Zyra e Kryeministrit
Njësia Organizative: Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport
Titulli i punës: Nënkoordinator rajonal nga komunitetet
Numri i referencës: KNKRS/MSHV-010, 011
Tarifa e shërbimit: E negociuar
Raporton: Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta – (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: Gjashtë (6) muaj
Orari i punës: I plotë
Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV:

  1. Ndihmon në hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe shërbimeve përkatëse në projektet e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  2. Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  3. Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara për Zyrën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  4. Ofron informata për stafin brenda Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  5. Ndihmon në fushën e promovimit të Investimeve Strategjike sipas ekspertizës së kërkuar brenda institucionit;
  6. Udhëheqë dhe koordinon aktivitetet në terren të cilat organizohen në kuadër të projekteve të Zyrës së Koodrinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  7. Bën koordinim të punës me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon sipas nevojës me autoritetet e jashtme;
  8. Kryen çdo detyrë tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  9. Harton raporte me shkrim për Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në baza ditore.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare
  • 3 vite përvojë pune
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe komunikim të gjuhës shqipe dhe gjuhës amtare. Njohja e gjuhës Angleze e obliguar, njohja e gjuhëve tjera e preferueshme.
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Patentë shoferi i obligueshëm
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për fushat përkatëse;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Emri i Institucionit: Zyra e Kryeministrit
Njësia Organizative: Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport
Titulli i punës: Asistentë të nënkoordinatorëve rajonalë
Numri i referencës: KNKRS/MSHV-012, 013
Tarifa e shërbimit: E negociuar
Raporton: Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta – (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: Gjashtë (6) muaj
Orari i punës: I plotë
Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV:

  1. Asiston nënkoordinatorin rajonal ndihmon në hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe shërbimeve përkatëse në projektet e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  2. Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  3. Asiston nënkoordinatorin rajonal në përpilimin e hulumtimeve, analizave, vlerësimeve të opsioneve dhe rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara për Zyrën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  4. Ofron informata për stafin brenda Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  5. Ndihmon në fushën e promovimit të Investimeve Strategjike sipas ekspertizës së kërkuar brenda institucionit;
  6. Asiston në udhëheqjen dhe koordinimin e aktiviteteve në terren të cilat organizohen në kuadër të projekteve të Zyrës së Koodrinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;
  7. Bën koordinim të punës me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon sipas nevojës me autoritetet e jashtme;
  8. Kryen çdo detyrë tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  9. Harton raporte me shkrim për nënkoordinatorin rajonal në baza ditore.
  10. Harton raporte me shkrim për Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bazë të kërkesave së tij.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe komunikim të gjuhës shqipe. Njohja e gjuhës angleze dhe serbe e preferueshme;
  • Të ketë njohuri për sistemin e përgjithshëm të edukimit në Kosovë;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët e interesuar për angazhim, për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës, referenca dhe çdo dokument tjetër i cili demonstron dhe vërteton përmbushjen e kritereve të fushës përkatëse);
  • Certifikatë (dëshminë) që s’është nën hetime;
  • Kopje të letërnjoftimit.

Dokumentacionet duhet të jenë në pliko (zarf) të mbyllur dhe të dorëzohen në Zyrën e Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport/ Zyrën e Kryeministrit, sheshi Nëna Terezë, Ndërtesa e Qeverisë, kati VIII, zyra nr. 806/b ose përmes postës, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kompensimi është i negociueshëm.

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport/ZKM, mirëpret aplikimin nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit: 038 200 14 059, 038 200 14 060

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është i hapur 8 ditë nga data e publikimit, nga data 11/07/2019 deri më datën  18/07/2019.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019