Vende te lira te punes (15)

Komuna e Obiliqit
Publikuar më
Maj 14, 2019
Qyteti
Obiliq
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Komuna e Obiliqit me Ligjin për zonën e rrezikuar mjedisore ( Ligji 05/L-044 ) është shpallur zonë me interes të veqantë, andaj në mbështetje të dispozitave të nenit 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-077, për Marrëdhëniet e Detyrimeve neni 615, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta – me datën 11.05.2019 shpall:

KONKURS PUBLIK
PËR MARRËVESHJE PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Tri pozita: Jurist
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës

Hartimi, zhvillimi dhe harmonizimi i legjislacionit dhe akteve tjera ligjore si dhe dhënia e këshillave për menaxhmentin dhe njësitë organizative të komunës, me mbikëqyrje të kufizuar.

Detyrat kryesore:

1. Ndihmon mbikëqyrësin dhe zyrtarin komunal në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave institucionit ;
2. Harton dhe zhvillon legjislacionin dhe aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e Komunës;
3. Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhën me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë së komunës dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e komunës;
4. Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kornizën Kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të komunës;
5. Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
6. Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
7. Bashkëpunon me njësitë tjera brenda komunës për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

-Diploma universitare, fakulteti juridik;
– Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
– Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së komunës;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Tri pozita: Ekonomist
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i zbatimit të politikave, procedurave, standardeve për planifikimin dhe realizimin e buxhetit si dhe praktikave financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar.

Detyrat Kryesore:

1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për planifikimin e buxhetit;
2. Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit, dhe ndihmon zyrtarët përkatës brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;
3. Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit;
4. Evidenton faturat për pagesën e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesë
5. Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e lartë shqyrton korrektësinë, saktësinë e propozimeve ;
6. Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore;
7.Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

-Diplome universitare drejtimi : ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme;
-Njohuri profesionale në fushën e buxhetit dhe financave;
-Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
-Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);

Tri pozita : Asistent administrativ
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit
Koeficienti : 5
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Sigurim dhe mbështetje administrative .

Detyrat kryesore:
1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
3. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
4. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
6. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
– Arsimim i mesëm.
-Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
-Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
-Aftësi koordinimi në nivelin administrativ dhe teknik;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Pozita: Zyrtar për Mbrojtje te Mjedisit
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7.
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i mbrojtjes së mjedisit

Detyrat Kryesore:
1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
3. Planifikon dhe propozon, masa dhe aktivitete si dhe siguron zbatimin e tyre me qëllim të avancimit të punës dhe efikasitetit për procesin e mbrojtjes se mjedisit:
4. Kujdeset për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit dhe dheut, inspektimin e mbeturinave e materieve të rrezikshme që shkaktohen nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale;
5. Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, përfshirë menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit;
6. Bënë hulumtime dhe analiza për mungesën e menaxhimit dhe të eksploatimit të resurseve natyrore dhe shqyrton rezultatet e hulumtimeve, te përmbajtjeve, analizave, lidhur me gjendjen e mjedisit;
7. Merr pjesë në planifikimin lokal të mjedisit, masave për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës dhe trafikut;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
– Diplomë universitare drejtimi : juridik , administratë publike .
– Të ketë njohuri në legjislacionin dhe politikat vendore dhe standardet në lëmin mjedisit;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Dy pozita: Zyrtar për monitorim të ajrit
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i mbrojtjes së ajrit

Detyrat Kryesore:
1.Mbikqyrë aktivitetet,përputhëshmerin e aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit, të operatorëve të cilët veprojn në teritorin e komunës
2.Zbaton masat me qëllim të kontrollimit të nivelit të zhurmës brenda komunave dhe qështjeve tjera mjedisore si përgjegjësi e komunave në bazë të këtij ligji
3.Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe shpallja e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit Te ajrit
4.Mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, ne bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e ajrin
5.Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike
6.Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit,
7.Dhënia e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qendrore dhe lokale mbi gjendjen e ajrit
8.Fuqizimi i masave për mbrojtje e ajrit dhe zhurmes.
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
– Diplomë universitare drejtimi : Teknologji,Ekologji,Fizik,Biologji, Kimi .
– Të ketë njohuri në legjislacionin dhe politikat vendore dhe standardet në lëmin mjedisit;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Pozita: Zyrtar për Energjetikë
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj

-Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i ndërtimit të rrjetit elektrik dhe i ndriçimit publik

Detyrat Kryesore:
1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
3. Mbikëqyr ndërtimin e largpërçuesve, ndriçimin publik në qytet, kontrollon dhe vërteton funksionimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe ndriçimin publik; .
4. Harton dhe propozon projektet për nevojat e drejtorisë te rrjetit të energjisë elektrike, ndriçimit publik dhe rrjetit telefonik;
5. Merr pjesë në mbikëqyrjen e ndërtimit të kanalizimit kabllor, repetitorëve, antenave etj.;
6. Propozon dhënien e lejeve për trafo dhe korridor të largpërçuesve, në bazë të planit urbanistik; ;
7. Merr pjese në pranimin teknik të punëve të kryera nga lëmi i energjetikës;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
-Diplomë universitare, drejtimi- elektro energjetike;
– Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme ne lëmin e elektro-energjetikes;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Pozita: Inspektor sanitar
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Drejtoria për Inspekcion ,
Koeficienti : 6.
Kontrata : me afat të caktuar 6 muaj .

Detyrat kyçe:
-Inspekton objektet për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor dhe objektet hoteliere shërbyese.
-Inspekton objektet shendetësore, objektet shkollore, parashkollore, objektet e kulturës, sportit dhe rekreacionit objektet publike dhe vendbanimet publike..
-Bënë kontrollimin e ujit për pije në lokalitetet urbane dhe rurale të stabilimenteve dhe aparateve për furnizimin me ujë të pijës.
-Rekomandon për deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsktimin .
-Ndërrmerr masa dhe jep udhëzime në parandalimin e sëmundjeve epidemiologjike dhe imunizimin e popullatës.
-Harton procesverbale dhe nxjerr aktvendime,
-Gjatë kryerjes së kontrollit dhe të inspektimit , inspektori është i obiguar të respektoj Ligjet në fuqi
-Kryen edhe detyrat të tjera të parapara me ligj dhe akte tjera nënligjore.
Shkathtësitë, kualifikimi:
-Diplomë e shkollës së mesme , drejtimi : Mjekësi , Sanitari apo Teknologji Ushqimore.
-Njohuri dhe përvojë në fushën e cila ndërlidhet me detyrat e punës;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
-Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Pozita: Inxhinjer i ndërtimit
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 7.
Kontrata : me afat të caktuar 6 muaj .

Detyrat kyçe:
1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
3. Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e ndërtimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme;
4. Zhvillon dhe siguron zbatimin rregulloreve, politikave, programeve dhe standardeve në fushën e ndërtimeve;
5. Ndërmerr fushata vetëdijesuese për respektimin e kushteve urban-teknike dhe në bashkëpunim me inspektoratin komunal mbikëqyrë ndërtimet
6. Mbanë bazën e të dhënave për ndërtimet që janë pa leje dhe bashkëpunon me inspektoratin komunal dhe sektorin e legalizimit në shkëmbimin e informatave;
7. Përgatitë lejet komunale të ndërtimit për subjektet afariste që kanë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
-Diplomë universitare drejtimi : ndërtimtari, arkitekturë ,
-Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Të interesuarit aplikacionit duhet t’ia bashkëngjisin këto dokumente – dëshmi për përgaditjen shkollor të nostifikuar – diplomat të cilat janë jashtë shtetit të Republikës së Kosovës duhet të nostifikohen në Ministrinë e Arsimit, kopjen e letërnjoftimit, dokumentin që nuk janë nen hetime . Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën Pritëse.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 8 ditë nga data e publikimit.

Dokumentet e pa kompletuara dhe të arritura pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë përmes tabelës së
shpalljeve dhe telefonit. Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabart të punësimit për të
gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore
dhe femrore nga të gjitha komunitete në Kosovë.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019