Vende te lira te punes (2)

Universiteti i Prishtines
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 12 pika 4 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-149, si dhe Nenit 18 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) shpall KONKURS

për këto vende të lira pune me afat të caktuar (në kohëzgjatje prej: 03.06.2019 deri më 29.11.2019):

  1. Zyrtar i administrativ në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UP; dhe
  2. Zyrtar administrativ për diploma.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për këto vende pune, përvec kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  1. Zyrtar administrativ në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UP: Diplomë universitare — Fakulteti Filozofik, Filologjisë, Juridik, Ekonomik ose i Edukimit, pa përvojë pune ose Shkolla e Lartë, dy (2) vite përvojë pune. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve: Word, Excel, Power Point, Access. E dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.

Detyrat — përgjegjësitë:

  • Koordinon punën në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për takimet, udhëtimet zyrtare et):
  • Regjistron takimet, thirrjet telefonike. nga vendi dhe jashtë vendit, mban adresarin e numrave të telefonit:
  • Kujdeset që telefonatat në zyrën e sekretarit përdorën vetëm për nevoja zyrtare;
  • Merr pjesë në takimet e sekretarit me delegacione të huaja për përkthime nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas;
  • Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, konferencave, duke përfshirë këtu edhe prenotimet hoteliere;
  • Informon sekretarët e fakulteteve, udhëheqësit e zyrave të administratës së UP dhe personelin tjetër administrative për takimet që organizohen nga sekretari dhe për takime tjera që organizohen nga Universitetit;
  • Përkujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e sekretit zyrtar në çështjet e universitetit; Organizon dhe bënë arkivimin e dokumenteve në kopje elektronike dhe kopje të fortë, të të gjitha dokumenteve të lëshuara nga sekretari. duke i respektuar rregullat e përgjithshme të arkivimit:
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton udhëheqësi.
  1. Zyrtar administrativ për diploma: Diplomë universitare pa përvojë pune ose Shkolla e Lartë, dy (2) vite përvojë pune — Fakulteti Filozofik. Filologjisë, Juridik, Ekonomik ose 1 Edukimit. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve: Word, Excel, Power Point. Access. E dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.

Detyrat — përgjegjësitë:

  • E bën futjen e shënimeve në kompjuter për kandidatët e diplomuar në Universitet;
  • E mban librin e amzës për numrin e të diplomuarve;
  • Nëpërmjet kompjuterit 1 plotëson formularët e diplomës për kandidatët e diplomuar,
  • Mban evidencë të saktë dhe shtypë diploma në harmoni me legjislacionin në fuqi:
  • Raporton në Zyrën për Buxhet dhe Financa për ti barazuar në baza mujore të hyrat të cilat krijohen nga shtypja e diplomave;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton sekretari i përgjithshëm.

Konkursi mbetet 1 hapur 7 ditë nga dita e shpalljes në ueb-in e UP-së, gjegjësisht deri më 21.05.2019.

Në zbatim të nenit 11 pika 2 të Ligjit për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, ftohen që të konkurrojnë edhe kandidatët nga komunitetet minoritare në Kosovë,

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në: Zyra nr. 1, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rr. "George Bush", p.n., 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës. rastin e aplikimit për këto vende pune.

Në procedurën e pranimit të kandidatëve, do të bëhet intervistimi i kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë edhe numnrin e telefonit kontaktues.

Listime të ngjashme

Maj 21, 2019