Vende të lira të punës

Hib Petrol
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Prizren
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Koorporata HIB Petrol SH.P.K. me selinë Ferizaj, hap Pikën e re në Prizren

Ftojmë të gjithë të interesuarite më theks të veçantë gjininë femrore të aplikojnë në konkursin për punë duke i u bashkangjitur stafit profesional për një karrierë të suksesshme:

PUNËTOR ADMINISTRATIV

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Lëshon faturat për klientë për sasinë e derivateve të furnizuar;
  • Bën pagesen me POS;
  • Pranon pazarin ditor te punëtoreve dhe bën barazimin sipas programit;
  • Kontrollon raportimin ditor tëregjistrimit të marketit dhe picerisë;
  • Bën pranimin dhekalkulimin e mallit për market dhe Piceri;
  • Bën kontrollen dhe verifikimin e dokumtentacionit të cistenave të derivateve
  • Arkivimin e dokumentacionit.

Kushtet:

  • Të ketë diplomuar në fakultetin ekonomik;
  • Të këtë përvoj pune në lëmi administrative;
  • Shprehi të mira ndër personale, me aftësinë për të ndërvepruar dhe mbajtur marrëdhënie të efektshme dhe në harmoni me kolegët e punës;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë,

UDHËHEQËS I NDËRRIMIT NË PICERI

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e Picerisë, mbikëqyrjen dhe kontrollin e punës së të gjithë të punësuarve, me qëllim të kryerjes së shërbimeve më efikase dhe fitimprurëse si dhe ngritjes së produktivitetit, përgatitjes së ushqimit dhe recetave speciale, pijeve të ndryshme etj;
  • Mbikqyrje profesionale dhe praktike në fushën e përgaditjes dhe shërbimit të ushqimit, pijeve, koktejeve;
  • Koordinon punën me punëtorët e tjerë në piceri dhe kujdeset për sjelljet e tyre gjatë orarit;
  • Të sigurohet gjatë gjithë kohës që mysafirët të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
  • Kujdeset për printera elektronik fiskal dhe programet e zakonshme llogaritëse dhe raporton për mosfunksionim të tyre.
  • Bën hulumtimin e tregut të çmimeve, kujdeset për furnizimin picerive me produkte ushqimore dhe pije.
  • Kujdeset për faturat e blerjes,përgatitë librin e shitjes të muajit paraprak dhe i dorëzon në sektorin ekonomik.
  • Mban evidencë për të hyrat ditore dhe daljet që realizohen gjatë ditës.

Kushtet:

  • Të ketë diplomuar në shkencat e gastronomisë apo të ngjajshme;
  • Të ketë përvojë pune në menaxhim të restorantit;
  • Shprehi të mira ndër personale, me aftësinë për të ndërvepruar dhe mbajtur marrëdhënie të efektshme dhe në harmoni me punëtor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi organizative, orientuese dhe kontrolluese;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë, 

SHITËS NË POMPË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti mirëpres dhe përshëndet klinetet ;
  • T’i furnizojë klinetet me derivate sipas kërkesave të tyre.
  • Të sigurohet që klinetet të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
  • Të prezantojë kuponin fiskal si dhe të bëj pagesat me cash apo të shoqëron klientin në zyre deri në përfundimin e  proceduarës së pagesës me kartel bankare ;
  • Të sigurohet që të gjitha hapësirat ku zhvillohet puna të jëtë e pastër.
  • Ti përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës në pompë
  • Përkujdeset për raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) që janë të ekpozuar si :vajrat, anifrizat dhe shaponet e ndryshëm për vetura sipas standardeve të kompanisë dhe informon mbikëqyrësin për çdo parregullsi.
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave të menaxherit të drejtpërdrejtë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Të këtë përvoj pune në shitje;
  • Të jetë bashkëpunuese dhe kolegiale;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

KAMARIER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • T’i mirëpres dhe përshëndet mysafirët;
  • T’i informojë mysafirët rreth menysë dhe të bëjë rekomandime sipas nevojës;
  • Të merr porosinë si dhe të servojë ushqimin dhe pijet e kërkuara;
  • Të sigurohet gjatë gjithë kohës që mysafirët të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
  • Të prezantojë kuponin fiskal si dhe të bëjë pagesat;
  • Të sigurohet që të gjitha hapësirat e restorantit janë të rregulluara dhe të pastruara
  • T’i përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës së picerisë.
  • Të jetë në gjendje  të pranojë përgjegjësi dhe detyra shtesë që i caktohen nga Udhëheqësit e picerisë.

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

BANAKIER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të merr porosinë nga kamarieri;
  • Të përgatisë pijet e nxehta si dhe ato alkoolike dhe jo-alkoholike në përputhje me standardet e Picerisë;
  • Të sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastruar gjatë gjithë kohës;
  • T’i lajë gotat, filxhanat dhe pjesët tjera aksesore që përdoren për pije.
  • Të sigurohet që bari të jetë i furnizuar gjatë gjithë kohës me artikujt e nevojshëm;
  • T’i përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës së picerisë;
  • Të jetë në gjendje  të pranojë përgjegjësi dhe detyra shtesë që i caktohen nga Udhëheqësit e picerisë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë. 

KUZHINIER DHE PICAMEN

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitjen, gatimin, testimin dhe prezantimin e ushqimit në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë;
  • Përgatitjes në nivelin e duhur duke u siguruar që ushqimi është shërbyer në kohë;
  • Monitorimin e prodhimit të ushqimit për të siguruar cilësi të qëndrueshme dhe racionimin e duhur të madhësisë;
  • Kontrollin e kushteve pas udhëzimeve përkatëse higjienike, shëndetit dhe sigurisë;
  • Aprovon të gjitha ushqimet e përgatitura që dalin nga kuzhina;
  • Vlerëson konsumimin e pritshëm të ushqimit dhe bën kërkesë për blerjen e asortimente të mbaruara;
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën e ndihmës kuzhiniereve;
  • Inspekton vendin dhe mjetet e gatimit për të ruajtur nivelin e larte të higjienës dhe pastërtisë.;

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
  • Të këtë përvojë pune profesionale së paku 3 vite;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

NDIHMËS PËR KUZHINIER/PICAMEN

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vëzhgon dhe pastron hapësirat e përgatitjes së ushqimit, siç janë pajisjet dhe sipërfaqet ku punohet, apo hapësirat e servimit për të siguruar kushte të sigurta dhe higjienike gjatë përgatitjes së ushqimit.
  • Përkujdeset që ushqimi të jetë i ruajtur dhe zier në temperaturë të duhur, duke rregulluar temperaturat e furrave, skarave dhe pajisjeve tjera.
  • Përkujdeset për freskinë e ushqimit dhe përbërësve tjerë duke kontrolluar cilësinë, mbajtjen nën kujdes të artikujve të vjetër dhe të rinj dhe duke bërë zhvendosjen/rrotullimin e artikujve.
  • Përgadit dhe zien/pjek ushqimin sipas recetave, vlerësimit personal dhe përvojës.
  • E ndan, rregullon dhe dekoron ushqimin si dhe ua servon atë kamerierëve apo mysafirëve
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave të menaxherit të drejtpërdrejtë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë; 

SHITËS/E NË MARKET

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Përkujdeset për tërë marketin, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) dhe depon sipas standardeve të kompanisë dhe informon mbikëqyrësin për çdo parregullsi

• Përkujdeset për kualitetin e artikujve, përkatësisht afatet e skadencës

• Përgjegjëse për sasinë dhe freskinë e artikujve që jeni përcaktuar të kujdeseni

• Përgjegjëse për mirëmbajtjen e higjienës në sektorin që përkujdeset dhe ndihmon kolegët

• Informimi i vazhdueshëm tek menaxheri rreth afateve të artikujve dhe sasisë së tyre

• Shërben dhe ndihmon konsumatorët për të përmbushur nevojat e tyre

• Informon konsumatorët për risitë në market, ndihmon në paketimin e artikujve

• Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ ankesat e tyre dhe raporton tek menaxheri

• Kujdeset që çmimet në rafte të përputhen me çmimet te arka për produktet përkatëse

Të prezantoj kuponin fiskal si dhe të bëj pagesat;

• Performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Të këtë përvoj pune në shitje;
  • Të jetë bashkëpunuese dhe kolegiale;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

PUNËTOR NË AUTOLARJE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëjë pastrimin e veturave të klienteve dhe të kompanisë brenda dhe jashtë sipas kerkesës se tyre.
  • Për pastrim të perdorën mjete dhe paisje higjenike sipas rregullave me qëllim te mos shkaktohet dëm automjeteve.
  • Vendi i punës dhe mjetët e punës pas çdo përfundimit të orarit të pastrohen dhe vendosen ne vendin e caktuar.
  • Të bëjë pagesat sipas rregullorës që e ka njësia ku punon.
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës me kërkesë të Menaxherit të Njësisë.

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Të këtë përvoj pune në shitje;
  • Të jetë bashkëpunuese dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioez për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë. 

 MIRËMBAJTËS ( PASTRUES)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbanë pastërtinë në hapësirat e kopshtit;
  • Mirëmbanë pastërtinë në hapsirat e zyrave dhe të oborrit;
  • Sipas nevojës pastron xhamat e dritareve;
  • Asiston në palimin e mallit në depo të marketit;

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin fillor;
  • Të jëtë ambicioz dhe të këtë vullnet për punë;
  • Të jëtë bashkëpunues dhe vetiniciator për të marrë detyra shtesë në kuadër të kësaj pozite;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë

Të gjithë kandidatët e interesuar  për këto  pozita  mund të aplikojnë duke dërguara plikacionin dhe CV:

Online: përmes webfaqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/ose

duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it.

Listime të ngjashme

Korrik 16, 2019
Korrik 16, 2019
Korrik 15, 2019
Korrik 15, 2019
Korrik 15, 2019