Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale

Ministria e Drejtesise
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

KONKURS

DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT

Pozita: Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale - 1 (në vend pune)
Referenca: MD/ DDTMVK/ 11 – 07 – 01 - 2019
Koeficienti: 9
I përgjigjet: Drejtorit të Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit
Vendi: Prishtinë 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Identifikon, propozon dhe analizon politikat për fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Asiston në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e drejtësisë tranzicionale;
  • Koordinon procesin e vlerësimit financiar të dëmeve të luftës;
  • Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe Avokaturën Shtetërore propozon politika dhe akte normative dhe mbështet veprimet ligjore lidhur me krimet dhe dëmet e luftës që nuk janë të natyrës penale;
  • Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale raporton Udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Filozofik, Juridik ose Administratë Publike.
  • Minimum 5 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Drejtësisë Tranzicionale;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues ;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: 038 / 213 870 ose 038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 11.07.2019 gjer më datën 25.07.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019