Udhëheqës i Auditimit

Siguria
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Kompania e Sigurimeve të Përgjithshme “Siguria” Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Udhëheqës i Auditimit

Departamenti i Auditimit të Brendshëm (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguroj se departamenti i auditimit të brendshëm është në pajtim me parimet e shëndosha të auditimit të brendshëm dhe praktikave më të mira bazuar në udhëzimet e Standardeve Ndërkombëtare për Praktikë Profesionale të Auditimit të Brendshëm;
  • Siguron që aktivitetet të jenë në harmoni me Statutin e Kompanisë si dhe me të gjitha rregullativën ligjore;
  • Bashkëpunojë me Bankën Qendrore të Kosovë, gjatë ekzaminimeve rregullative dhe Auditorin e jashtëm;
  • Raportojë para organeve të kompanisë, komitetit të auditimit, bazuar në Manualin e Auditimit të Brendshëm;
  • Sigurojë paanshmërinë dhe pavarësinë, për të kontribuar në suksesin dhe përmirësimin e kompanisë;
  • Raportojë për çështjet e rëndësishme dhe të rekomandojë përmirësime të mundshme;
  • Raportojë rregullisht mbi statusin dhe realizimin e Planit Vjetor të Auditimit;

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo të ngjashme;
  • Të jetë Kontabilistë i Certifikuar apo Auditor i Licencuar nga SHKÇAK, ACCA, CPA apo ndonjë shoqatë tjetër;
  • Aftësi organizative, analitike dhe menaxhuese;
  • Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Njohja e punës me kompjuterë.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: [email protected]

  1. CV;
  2. Letër motivuese;
  3. Certifikatë e Auditorit.

Informata të përgjithshme:

  • Kompania, ofron mundësi të barabarta për të gjithë aplikantët. Inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, gjinive, personave me aftësi të kufizuara si dhe çdo grupi tjetër të margjinalizuar;
  • Afati i aplikimit është deri më datë 21.07.2019;
  • Lista e ngushtë do të përpilohet duke krahasuar me kujdes profilet e të gjithë aplikantëve. Personat e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për një apo më shumë intervista me Zyrën e Personelit dhe Menaxhmentin e Lartë të Kompanisë.

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës (2)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (2)   Ferizaj e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (8)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019