Udhëheqës/e i/e Divizionit të Inspektimit të Autoshkollave

MIT
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

SHPALLJE E KONKURSIT

Institucioni: Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës/e i/e Divizionit të Inspektimit të Autoshkollave
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës? Niveli Drejtues dy (2), grada gjashtë (6), (BKK 9)

(Shënoni saktësisht por me pak fjale detyrat dhe përgjegjësitë kryesore) 

  • Udhëheq punën e gjithëmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave
  • Inspekton dhe konstaton gjendjen momentale të auto shkollave të licencuara si dhe a janë duke ju përmbajtur planprogramit të paraparë me akte ligjore
  • Rekomandon dhe udhëzon auto shkollat për përmirësimin dhe eliminimin e të metave të cilat vërehen gjatë inspektimit
  • Inspekton lokalet, pajisjet, automjetet, instruktorët në teren dhe mbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit administrativ i cili duhet të mbahet gjatë kryerjes së punëve të përditshme në auto-shkolla
  • Ndërprenë punën e auto-shkollave të cilat veprojnë në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi dhe akteve nën ligjore të cilat rregullojnë këtë sektor
  • Inicon procedurën për revokimin e licencës së auto-shkollës në rast se nuk vazhdon t’i përmbahet kushteve të parapara për licencim
  • Inicion procedurat konform legjislacionit në fuqi në gjykatën me kompetencë përkatëse
  • Kryen të gjitha detyrat tjera sipas kërkesave të Drejtorit të Departamentit

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim

Procedura e konkurrimit është e hapur për gjithë kandidatet te jashtëm si dhe për nëpunës civil.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Juridik, Komunikacionit

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Diplomë universitare: Fakulteti Juridik, Komunikacionit,
  • Pesë (5) vite përvojë pune profesionale
  • Shkathtësi të shkëlqyera në menaxhim
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin

Nëpunësit e shërbimit Civil të Republikës së Kosovës i nënshtrohen Sipas Ligjit për Shërbimin Civil Nr. 03/L-149/Zakona Br.03/L-149 o Javnoj Sluzbi, - Rregullorja nr 21/2012 për Avancimin në  Karrierë të Nëpunësve Civilë

Rregullores nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës dhe standardeve të sjelljes dhe etikes të përshkruara në kodin e mirësjelljes së shërbimit civil 

Data e mbylljes së konkursit:

Prej 03.05.2019 deri 17.05.2019 në ora 16:00

Paraqitja e kërkesave                                                                                                       

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Rr. Nëna Terezë, Ndërtesa e ish-Gërmisë, kati  II – zyra A 204/

Kërkesat specifike/ 

"Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

"Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 te Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës"

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shënoni emri dhe mbiemri, numri i telefonit të personit i cili mund të kontaktohet në rast të ndonjë pyetjeje.

Nr (038) 200 28 498 ose (038) 200 28 547

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019