Thirrje per trajnim per trajner (prokurim publik)

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
IKAP
Publikuar më
Prill 30, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi

Përshkrimi

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të
Prokurimit Publik (KRPP) dhe mbështetjen e projektit të USAID-it Komunat Efektive Transparente dhe Llogaridhënëse (TEAM), në kontekst të zbatimit të aktivitetit “Trajnim për Trajner në Prokurim Publik” dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ (QRK) - Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin,
Kategorizimin dhe mënyrën e pagesës së trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike
shpall:

THIRRJE PËR APLIKIM

Ftohen të interesuarit, me njohuri substanciale në prokurim publik që janë objekt i këtijë programi dhe me aftësi për ligjërim, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për Prokurim Publik.

Kohëzgjatja dhe koha e mbajtjes se programit të trajnimit

Programi i Trajnimit të Trajnerëve pritet të mbahet mes muajve prill-qershor të vitit 2019. Trajnimi për
program përbëhet nga:
- Trajnimi në klasë: programi specifik prej 4 ditëve dhe moduli për shkathtësitë e trajnimit prej 2 ditëve,
- Angazhime individuale dhe grupore gjatë periudhës prill-qershor, si dhe
- Seanca e prezantimeve për vlerësimi të pjesmarrësve
Planifikimi indikativ mund të ndryshohet.

Vlerësimi i kandidatëve:

Në harmoni me Udhëzimin administrativ të lartëtheksuar, të gjithë kandidatët për trajnerë do të
vlerësohen para dhe pas përfundimit të trajnimit.

Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim:
- Arsimimi dhe kualifikimi profesional: diplomë universitare
- Përvoja e punës: minimum 5 vite në prokurim publik (menaxher i prokurimit, ekspert i prokurimit,
zyrtar i prokurimit, trajner i prokurimit);
- Përvoja në ofrimin e trajnimeve në prokurim publik;
- Elementet tjera të meritës në fushën e prokurimit publik (publikime , pjesëmarrja në hartimin e
legjislacionit, letër rekomandime, njohuri në TI për procesim të dokumenteve: Word, Power Point,
Excel, );

Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:

Aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm në bashkëpunim me KRPP-në do të angazhohen si trajner sipas nevojave të programit specifik të trajnimit për prokurim publik.

Afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve: 19/04/2019 deri me 03/05/2019 deri në ora 24:00. Numri i kandidatëve që do të përzgjidhen për të vijuar trajnimin është i limituar.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë vetëm Aplikacionin (linku i aplikacionit) dhe një letër motivimi (deri në 250 fjalë, ne formën e bashkëlidhur) në mënyrë elektronike në e-mail adresën: [email protected] duke specifikuar numrin dhe emërtimin e programit për të cilin aplikojnë.

Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në Aplikacionin tuaj mund të kërkohen për
verifikim.

Aplikacioni per trajner.
Leter motivuese kriteret.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019