Trajnime: Projekti Techup

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
AUK TDI
Publikuar më
Maj 8, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi

Përshkrimi

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp, i cili do të ofrojë trajnime FALAS dhe punë praktikë me pagesë për 75 kandidatë në fushën e programimit.

Për të gjithë ju që keni pasion programimin dhe synoni të zhvilloni karrierë në këtë fushë, projekti Techup është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e aftësive në programim përmes trajnimeve që do të ofrohen në modulet: Java Programming, Go Programming, Python, dhe DevOps. Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin 84 orë trajnim duke filluar nga muaji Qershor, dhe 3 muaj punë praktikë me pagesë në kompanitë bashkëpunuese në këte sektor.

Këto gjuhë programuese janë në kërkesë të lartë në sektorin e punës në TIK  në Kosovë dhe jashtë vendit, duke marrë parasyshë zhvillimet teknologjike. Qëllimi i projektit TechUp është që të ndihmojë në formimin akademik të programerëve dhe në të njëjtën kohë të rrisë nivelin e punësimit në fushën e TIK-ut në Kosovë, përmes trajnimeve profesionale dhe punës praktike. Aftësimi profesional i të rinjëve në këtë fushë është e nevojshme për zhvillimin e sektorit të TIK-ut, si fushë kyqe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Kosovë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18 vjeqare. Përparësi do të kenë: kandidatët e  papunësuar; studentët e diplomuar në studimet universitare ose studentët të cilët janë dukë vijuar studimet në vitin e fundit në Universitet; dhe kandidatët të cilët kanë njohuri paraprake në TIK.

Aplikimi mbyllet me datën 20 Maj.

Projekti TechUp mbështetet nga organizata GIZ përmes projektit të tyre “Krijimi I vendeve të punës përmes promovimit të eksportit” dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe implementohet nga RIT Kosova (A.U.K).

Për më shumë informata kontaktoni: [email protected]

Apliko tani.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019