Trajner kombëtar për ngritjen e kapaciteteve të Organizatës

OFAP
Publikuar më
Maj 16, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS

Trajner kombëtar për ngritjen e kapaciteteve të Organizatës

Lokacioni: Prishtinë.
Pozita: Trajner/Konsulent për zhvillimin e strategjisë për avokim dhe lobim të OJQ-së OFAP Referenca: Projekti: -“Fuqizimi i shërbimeve sociale për fëmijët në nevojë, të vendosur në strehim familjar alternativ dhe strehim familjar tek të afërmit”.
Kohëzgjatja e kontratës: 2 ditë punëtori (punonjës, menaxhment dhe bord), 4 ditë për përgaditje të një iniciative për avokim, 4 ditë raport dhe parapregaditje, në total 10 ditë pune.

Historiku i organizatës:

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP”, është shoqatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmijë të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohëshme që të jetojë, të rritet, të ndjehet pjesë e saj dhe të ketë dashurinë që i nevojitet, që është edhe mision i përbashkët i dhënë nga organizata “Amici dei Bambini” e cila ka qenë në Kosovë nga viti 1999 deri në Janar të vitit 2016.

“Fuqizimi i shërbimeve sociale për fëmijët në nevojë, të vendosur në strehim familjar alternativ dhe strehim familjar tek të afërmit” është një projekt 15 muaj në partneritet me Save the Children, i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në projektin “Mbështetje për shërbimet më të mira sociale” dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar-SIDA.

Objektivat specifike të projektit janë: Përfocimi i kapaciteteve të profesionistëve, strehim familjar tek të afërmit dhe familjeve strehuese në komuna të synuara bazuar në standardet minimale të cilesisë të miratuara nga niveli kombëtar; Sigurimi i mbështetjes psiko-sociale për fëmijët në strehim familjar tek të afërmit dhe familje strehuese në komunat e synuara; Rritja e një fushate të ndërgjegjësimit të komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziku i braktisjes, rreziku i abuzimit, rreziku i fëmijëve të lënë pas dore dhe të keqtrajtuar me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Trajnerit/Konsulentit: 

  • Kjo punëtori synon të rris nivelin e të kuptuarit mbi avokimin dhe lobim për menaxhmentin dhe stafin e Organizatës Punëtoria fokusohet në zhvillimin e shkathtësive avokuese dhe ndërtim të koalicioneve të domosdoshme për vazhdimin e punës efektive avokuese.
  • Të trajnojë stafin e OFAP-it në ngritje të kapaciteteve për avokim dhe lobim (që në të ardhmen të jenë të gatshëm të avokojnë dhe të zhvillojnë iniciativa avokuse me institucione, agjenci dhe grupe tjera).
  • Të zhvilloj një iniciativë avokuese me fëmijët në bashkëpunim me agjensitë tjera të qeverisjes lokale ose qendrore me qëllim të rritjes së fondeve dhe rritjes së dukshmërisë së organizatës.
  • Të përpilojë dokumentin e strategjisë për avokim dhe lobim të organizatës. Kjo do t’ju ndihmojë pjesëmarrësve/organizatës që të kuptojnë procesin e avokimit, të zgjedhin çështjen për të avokuar, të definojnë objektiva të qarta avokuese, të zgjedhin strategji efektive si dhe të zhvillojnë koalicione.
  • Të përpilojë vlerësimin e punëtorisë dhe raportin përfundimtar
  • Të dorëzojë dokumentet dhe të arriturat tjera në kohë/fleksibil.

Konsulenti/ Trajneri duhet të këtë:

  • Përvojë pune në fushën e avokimit dhe lobimit si dhe përvojë të lartë në trajnime nga kjo fushë.
  • Diplomë univerzitare në shkenca juridike dhe në shkenca
  • Njohuri të larta mbi krijimin e strategjisë për avokim dhe lobim në kuadër të
  • Njohuri të larta mbi funksionet e avokimit si: lobimi, fushata, planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe
  • Dokumentin e vërtetimit që kandidati nuk është nën hetime për vepër penale dhe të

Aplikimi

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në formatin Europian në gjuhën shqipe ose angleze të shoqëruar me një letër motivimi dhe një propozim të shkurtër mbi metodologjinë e punës për ofrimin e këtij trajnimi. Të gjitha këto të dorëzohen në e-mail adresën: [email protected], jo më larg se 27.05.2019 deri në ora 16 :00.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019