Thirrje publike për OSHC për projekt-propozime Viti

UNDP
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Viti
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Qëllimi i këtyre udhëzimeve është që t’u ofrojë udhëzime të qarta dhe koncize të gjitha OShC-ve potenciale që aplikojnë në lidhje me paraqitjen e projekt-propozimeve në përputhje me kornizën e thirrjes publike.

  • Për RELOaD-in

Vendet/territoret e Ballkanit Perëndimor përdorin modele të ngjashme për financimin e OShC-ve nga buxhetet publike, ku sfidat e përbashkëta kanë të bëjnë me transparencën e pamjaftueshme dhe/ose kriteret e qarta të proceseve të përzgjedhjes. Këto modele të papërfunduara dhe shpesh diskriminuese e kufizojnë ngritjen e pozitës dhe rëndësisë së shoqërisë civile në këto vende dhe e ngadalësojnë zhvillimin e mëtejshëm të demokracive pjesëmarrëse në Ballkanin Perëndimor.

Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD-it është që t’i forcojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor (BP) duke e fuqizuar shoqërinë civile për të marrë pjesë aktive në marrjen e vendimeve dhe duke e stimuluar një mjedis ligjor dhe financiar aftësues për shoqërinë civile.

Çfarë është me rëndësi, qëllimi themelor i Veprimit është që ta përsërisë dhe mbështesë një qasje transparente, të orientuar kah zhvillimi dhe të bazuar në projekte për financimin e OShC-ve nga buxhetet komunale që i kontribuon realizimit të prioriteteve legjitime lokale në përputhje me strategjitë zhvillimore komunale.

Veprimi bazohet dhe i avancon përvojat e Projektit për Përforcimin e Demokracisë Lokale (PDL-së) që është realizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Si nismë rajonale, Veprimi zbatohet në të gjitha vendet përfituese të IPA-s në vijim: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Objektiv specifik është forcimi i partneritetit midis qeverive lokale dhe shoqërisë civile në BP duke e avancuar një model të suksesshëm të financimit transparent dhe të bazuar në projekte të OShC-ve nga buxhetet e qeverisë lokale drejt një angazhimi më të madh qytetar në vendimmarrjen dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve lokale.

RELOaD është nismë trevjeçarë rajonale me vlerë prej 10 milionë eurove që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në Kosovë, të angazhuara në ReLOaD, duke u bazuar në një proces aplikimi konkurrues, janë komunat në vijim: Istog, Kamenicë, Lipjan, Viti dhe Zveçan.

Rol përmbajtjesor në përzgjedhjen e projekt-propozimeve të OSHC-ve i është caktuar Bordit të Partnerëve që përbëhet nga: Zyra e BE-së në Kosovë; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL-ja); Ministra e Financave; Zyra PER Qeverisje të Mirë, ne Zyrën e Kryeministrit; Asociacioni i Komunave të Kosovës; Platforma CiviKos; Departamenti për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të, Ministria e Administratës Publike (MPA-ja). Në përputhje me thirrjen publike, Bordi i Partnerëve i shqyrton rekomandimet e komisioneve të vlerësimit në qeveritë lokale partnere dhe e bën miratimin përfundimtar të projekt-propozimeve të OShC-ve që rekomandohen për financim.

Objektivi i përgjithshëm i thirrjes publike për projekt-propozimet e OShC-ve dhe prioritetet e thirrjes publike

Qëllimi i një thirrjeje publike për OSHC-të është që t’i forcojë më tej partneritetet midis OShC-ve dhe autoriteteve lokale dhe ta përmirësojë ofrimin e shërbimeve komunale. Fushat e përgjithshme tematike që janë në fokus të Programit ReLOaD janë: shërbimet sociale për grupet më të cenueshme, përfshirja sociale, barazia gjinore, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut etj.

Kjo është një mundësi për t’i ftuar OShC-të nga Kosova që të paraqesin projekt-propozime që ndërlidhen me nevojat e Komunës së Komunës së Vitisë, siç janë përkufizuar në Plani zhvillimor komunal i Vitisë dhe Kllokotit 2010 - 2020+.

Fushat prioritare në komunën e Vitisë që janë përcaktuar bashkërisht për këtë thirrje publike janë:

  1. Rritja e mundësive te punësimit tek të rinjtë dhe gratë.
  2. Promovimi i diversitetit kulturor dhe artistik.
  3. Mbështetja e fermerëve lokal ne rritjen e prodhimit te produkteve vendore.
  4. Promovim te lexushmerise dhe formave tjera te komunikimit si faktor per ngritjen e arsimimit.
  5. Ndërgjegjësimi dhe edukimi mjedisor.

Fonde do t'u ndahen atyre OShC-ve, projektet e të cilave i kontribuojnë zgjidhjes së një apo më shumë prioriteteve, plotësimit të kritereve dhe kushteve të tjera të thirrjes publike.

  • Fondet (grantet) në dispozicion për projekte

Shuma totale e dedikuar për këtë thirrje është deri në 60,000.00 EUR, derisa vlera e granteve që do të ndahen në kuadër të kësaj thirrjeje publike duhet të jetë midis shumave minimale dhe maksimale në vijim:

  • shuma minimale: 5,000.00 euro
  • shuma maksimale: 35,000.00 euro.

OShC-ve aplikuese u lejohet që ta dorëzojnë vetëm një projekt-propozim në kuadër të kësaj thirrjeje d.m.th. vetëm një OShC-se aplikuese në kuadër të kësaj thirrjeje mund t’i jepet grant për vetëm një projekt. Shuma maksimale e fondeve që mund t’i ndahen një OShC-je aplikuese gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti nuk mund t’i tejkalojë 60,000.00 euro.

Shënim: Grantet që ndahen në kuadër të kësaj thirrjeje publike mund t’i financojnë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e stafit deri në më së shumti 30% të shumës së kërkuar. Shuma totale që ndahet për blerjen e pajisjeve dhe punëve të rindërtimit nuk mund ta tejkalojë 30% të shumës së kërkuar. Minimumi i mbetur prej 40% të fondeve duhet të parashihet për aktivitetet e tjera të projektit.

Komuna dhe UNDP-ja e rezervojnë të drejtën për të mos i dhënë të gjitha fondet në dispozicion nëse projekt-propozimet e dorëzuara nga OShC-të nuk i plotësojnë kriteret.

  • Informata të përgjithshme rreth thirrjes për projekt-propozime

Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në tri kopje fizike dhe një kopje elektronike dhe duhet të përmbajë sa vijon:

·         Projekt-propozimin (në formatin Word - Shtojca 1),
·         Ndarjen e buxhetit (në formatin Excel - Shtojca 2),
·         Matricën e kornizës logjike (në formatin Word - Shtojca 3),
·         Planin e veprimit dhe vizibilititetit (në formatin Excel - Shtojca 4),

Dokumentet shtesë janë po ashtu pjesë e rëndësishme e dokumentacionit të projektit dhe duhet të dorëzohen në një kopje të vetme fizike. Dokumentet shtesë në vijim janë të detyrueshme:

  • Kopja e vlefshme e certifikatës së regjistrimit si organizatë (OShC) në Kosovë (për OShC-në kryesore të projektit si dhe për partnerët e tjerë të projektit, nëse ka),
  • Kopja e statutit të organizatës (për OShC-në kryesore të projektit si dhe për partnerët e tjerë të projektit, nëse ka),
  • Kopja e vlefshme e certifikatës së numrit fiskal (për OShC-në kryesore të projektit si dhe për partnerët e tjerë të projektit, nëse ka),
  • Formulari i identifikimit administrativ i plotësuar (Shtojca 5),
  • Formulari i identifikimit financiar i plotësuar (Aneksi 6),
  • Deklarata e plotësuar e përshtatshmërisë (Shtojca 7),
  • Kopja e raportit përfundimtar financiar vjetor për vitin paraprak (bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave) e vërtetuar nga personi përkatës i një organizate nëse të ardhurat vjetore janë> 100,000.00 dollarë amerikanë, ndërsa nëse janë <100,000.00 dollarë amerikanë nga agjencia përgjegjëse për veprimtaritë financiare dhe kontabilisti i licencuar dhe i autorizuar (përveç nëse organizata është themeluar në vitin aktual),
  • Kopja e raportit vjetor narrativ të organizatës për vitin paraprak; (përveç nëse organizata është themeluar në vitin aktual),
  • Deklarata e plotësuar për financimin e dyfishtë (Shtojca 8)
  • Deklarata e plotësuar e partneritetit (e definuar nga aplikuesit ose e bazuar në formatin e paracaktuar në Shtojcën 9).
  • Lista e plotësuar e kontrollit (Shtojca 10).

Në rast të miratimit të projekt-propozimit të ndonjë OShC-je do të kërkohen dokumentet origjinale.

  • Kush mund të aplikojë?

Thirrja publike është e hapur për të gjitha OShC-të e formuara dhe regjistruara zyrtarisht si subjekte jofitimprurës në Kosovë në përputhje me kornizën rregullative ligjore të vlefshme.

Kjo thirrje publike nuk është e zbatueshme për degët/zyrat e organizatave ndërkombëtare dhe/ose shoqatave dhe/ose fondacioneve e subjekteve të tjera ndërkombëtare jofitimprurëse të regjistruara për të punuar në Kosovë.

Aplikuesit do të përjashtohen nga pjesëmarrja në thirrjen publike dhe skemën e granteve nëse në kohën e dorëzimit të projekt-propozimeve përfaqësuesi i OShC-ve janë:

  • subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sidomos nëse:
  • zyrtari komunal/përfaqësuesi i OShC-ve është anëtar i ndonjë strukture të organizatës aplikuese, bordit të drejtorëve etj.;
  • parashihet që zyrtari komunal që është plotësisht i punësuar në komunë të përfshihet në zbatimin e projektit me orar të plotë apo të shkurtuar;
  • në projekt parashihen përfitime financiare të drejtpërdrejta ose të tërthorta për zyrtarin komunal/përfaqësuesin i OShC-ve përmes OShC-së së shpërblyer në të cilën është i punësuar bashkëshorti/ja, fëmijët, të afërmit e/të tij/saj;
  • OShC-ja aplikuese ka ndonjë lidhje me zyrtarët publikë, anëtarët e komisionit të vlerësimit, etj;
  • Është shpallur fajtor/e për dhënie të informatave të rrejshme palës kontraktuese (Programit ReLOaD) që është parakusht për pjesëmarrje në thirrjen publike, ose nëse aplikuesit nuk i dorëzojnë informatat e kërkuara,
  • Është përpjekur të marrë informata konfidenciale, të ushtrojë ndikim mbi komisionin vlerësues ose palën e autorizuar kontraktuese gjatë thirrjes publike dhe/ose procesit të vlerësimit.
  • Partneritetet dhe përshtatshmëria e partnerit

Aplikuesit mund të aplikojnë individualisht ose si konsorcium me OShC-të e tjera.

Organizatat partnere

Partnerët e projektit mund të jenë OShC të tjera. Partnerët e aplikuesve marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e projekteve. Shpenzimet që i shkaktojnë ata hyjnë në kuadër të rregullave të njëjta që zbatohen për shpenzimet që i bëjnë vetë aplikuesit d.m.th. organizatat partnere duhet t’i plotësojnë kushte e njëjta të përshtatshmërisë sikurse OShC-të aplikuese.

Kur aplikohet në partneritet, aplikues do të jetë organizata kryesore, ndërsa nëse përzgjidhet si palë kontraktuese (përfituese), ajo do t’i marrë të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare për zbatimin e projektit.

Deklarata e partneritetit duhet të plotësohet saktë dhe të dorëzohet së bashku me aplikacionin. Formati i partneritetit duhet të përmbajë detaje për të gjitha OShC-të e përfshira dhe marrëveshjen e partneritetit në të cilën përcaktohet natyra e bashkëpunimit. Rekomandohet që të përdoret forma e deklaratës së partneritetit në shtojcën 9.

SHËNIM: OShC-të që funksionojnë jashtë komunës së Vitisë inkurajohen që të aplikojnë në partneritet me OShC-të lokale nga komuna përkatëse.

Organizatat shoqëruese

Organizata dhe/ose institucione të tjera (p.sh. shkolla, kopshte, muze, etj.) mund të përfshihen në projekt. Organizatat e tilla, si organizata shoqëruese, mund të kenë rol aktual në zbatimin e aktiviteteve, por nuk duhet të kenë ndonjë interes financiar apo interes tjetër nga projekti.

  • Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e projekteve të ndara mund të jetë prej 6 deri në 9 muaj, duke filluar nga shtator 2019.

Shënim: Data përfundimtare e kontratës zyrtare që do të nënshkruhet me OShC-të përfituese në këtë thirrje është 31 janar 2020 për të përkuar me kohëzgjatjen e programit ReLOaD. Megjithatë, UNDP është aktualisht në procedura për vazhdimin e periudhës së zbatimit të projektit ReLOaD. UNDP-ja do t'i informojë të gjitha OSHC-të përfituese me shkrim jo më vonë se 31 dhjetor 2019 për rezultatin e procedurës administrative të lartpërmendur dhe implikimin e saj në kohëzgjatjen e kontratës zyrtare. Në rast se projekti ReLOaD do të ketë zgjatje, kontrata do të ndryshohet dhe zgjatet për në datën përfundimtare të propozuar fillimisht, për të mundësuar zbatimin e plotë.

  • Lokacionet

Projektet e fituara duhet të realizohen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Vitisë dhe në dobi të qytetarëve të saj.

  • Llojet e projekteve

Projektet e fituara nga OSHC-të duhet të përgatiten në përputhje me thirrjen publike dhe prioritetet e përcaktuara. Projektet e OShC-ve duhet të ofrojnë zgjidhje për nevojat specifike të komunitetit lokal dhe grupeve të synuara të identifikuara nga projekti.

Aktivitetet e rregullta të një OShC-je, ose partneri të projektit, nuk mund të konsiderohen të përshtatshme për këtë thirrje publike. Kjo ka të bëjë me aktivitetet që OShC-ja i realizon rregullisht çdo vit (p.sh. nëse OSHh-ja e drejton ndonjë qendër të kujdesit ditor, atëherë mbështetja e një aktiviteti të tillë konsiderohet si aktivitet i rregullt. Megjithatë, nëse OShC-ja propozon aktivitete që synojnë ta përhapin punën e saj duke sjellë më shumë përfitues apo propozon aktivitete të ndryshme dhe të reja me shfrytëzuesit ekzistues të ndonjë qendre të kujdesit ditor, atëherë nuk është aktivitet i rregullt dhe mund të financohet).

Aktivitetet e mëposhtme nuk janë të pranueshme:

  • Sponzorizmet individuale për pjesëmarrje në punëtori, seminare, konferenca, kongrese;
  • Bursat individuale për studime ose kurse trajnimi;
  • Konferencat e herëpashershme (përveç nëse janë të nevojshme për realizimin e suksesshëm të projektit);
  • Blerja e pajisjeve dhe punëve të rindërtimit ose rehabilitimit (përveç nëse është e nevojshme për realizimin e suksesshëm të projektit, por, madje edhe atëherë, nuk mund ta tejkalojë maksimumin e lejuar prej 30% të gjithsej buxhetit të projektit);
  • Financimi i projekteve të cilat tashmë janë në progres ose janë finalizuar;
  • Projektet për përfitim ekskluziv të individëve;
  • Projektet që i mbështesin partitë politike;
  • Ndarja e granteve për një palë të tretë.

Ekzistenca e këtij lloji të aktiviteteve nuk është shkak për refuzimin e menjëhershëm të një projekt-propozimi, por do të ndikojë negativisht në notim gjatë vlerësimit. Për më tepër, nëse përzgjidhet për financimin e këtij lloji të aktiviteteve, së bashku me fondet e parapara për këtë lloj të aktiviteteve, do të hiqet.

  • Numri i projekt-propozimeve dhe granteve për aplikues

Aplikuesit kanë të drejtë ta dorëzojnë një aplikacion, i cili duhet t’i përmbajë të gjitha dokumentet e kërkuara d.m.th. një OShC aplikuese mund të marrë grant për vetëm një projekt në kuadër të kësaj thirrjeje. Shuma maksimale e fondeve që mund t’i ndahen një OShC-je aplikuese gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti nuk mund t’i tejkalojë 60,000.00 euro.

  • Ku dhe si të merret e dorëzohet dokumentacioni për aplikim

Dokumentacioni për thirrjen publike në Komunën e Vitisë mund të merret nga data 01 korrik 2019 deri më datën 12 gusht 2019.

Dokumentet e aplikimit mund të merren:

  1. Duke e dërguar një kërkesë për dokumentacionin për aplikim me emrin e OShC-së së interesuar në këtë adresë të postës elektronike: [email protected], ose personalisht, në adresën:

Besnik Imeri,

Zyra Për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Shtëpia e Kulturës, Kati i I-re,

61000, Viti

 

  1. Një version elektronik i dokumentacionit për aplikim po ashtu mund të shkarkohet nga:

Faqja e internetit e komunës ((https://kk.rks-gov.net/viti)

Faqja e internetit e UNDP-së (www.ks.undp.org )

Aplikacionet e plotësuara me tërë dokumentacionin e detyrueshëm duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura/fizike dhe një kopje elektronike (USB) përmes postës së regjistruar elektronike ose personalisht në një zarf të mbyllur, ku tregohet titulli i plotë i thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (nga e hëna deri të premten), midis orës 09:00 dhe 15:00, në adresën:

Besnik Imeri,

Zyra Për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Shtëpia e Kulturës, Kati i I-re,

61000, Viti

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 12 gusht 2019 në orën 15:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të fundit do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se ato janë dërguar para afatit të fundit zyrtar.

Aplikacionet e dërguara me anë të ndonjë mjeti tjetër (p.sh. përmes faks ose postës elektronike) ose të dërguara në adresa të tjera nuk do të merren në konsideratë.

Ana e jashtme e zarfit duhet ta përmbajë emrin e thirrjes publike për projekt-propozime, emrin e plotë dhe adresën e aplikuesit, emrin e plotë të projektit dhe fjalët: “Mos e hap para hapjes zyrtare". Komuna do të mbajë evidencë për të gjitha projekt-propozimet e pranuara të OShC-ve dhe do të lëshojë dëftesa përkatëse.

Para se ta dorëzojnë aplikacionin e plotë, OShC-të aplikuese këshillohen që të vërtetojnë se dokumentacioni/aplikacioni i kërkuar është plotësuar. Kjo bëhet duke e plotësuar listën e kontrollit (Shtojca 10).

  • Informacione të mëtejshme

Seancat informuese (ditët e hapura) do të mbahen në Komunën e Vitisë më datat 01 korrik 2019, te pasuar me trajnim mbi Ciklin e Menaxhimit te Projektit (CMP), 02 dhe 03 korrik 2019 në Sallën e Asamblesë Komunale, duke filluar nga ora 10:00. Në rast të interesimit të madh të OShC-ve, seanca do të përsëritet. Rregullat dhe propozimet e thirrjes publike do të prezantohen në secilën seancë, së bashku me prezantimin e gabimeve të zakonshme që OShC-të i bëjnë kur aplikojnë. Seancat informuese do të zhvillohen gjatë thirrjes publike.

Do të organizohet trajnimi mbi Ciklin e Menaxhimit të Projektit (CMP) për OShC-të me fokus në përgatitjen e propozimeve (aplikimit për projekt, buxhetit, kornizën logjike dhe planin e veprimit).

Gjatë tërë kohëzgjatjes së thirrjes publike do të ofrohet mbështetje nga ekspertët/mentorët. Ndihma do të jetë e hapur dhe publike, ndërsa orari, duke përfshirë datën dhe orën, do të ndahet nëpërmjet faqes së internetit të komunës.

Përveç kësaj, të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me thirrjen publike mund të dorëzohen përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme: [email protected] duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dorëzohen deri më 08 gusht të vitit 2019, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda tri (3) ditëve të punës pas datës së pranimit. Për qëllime të transparencës, të gjitha përgjigjet do të publikohen në faqen e internetit të UNDP-së (www.ks.undp.org).

Për më tepër, një dokument më të cilën është paraqitur një pasqyrë e gabimeve më të shpeshta është po ashtu në dispozicion, së bashku me dokumentet e tjera të thirrjes publike si dhe pyetjet më të shpeshta (PMSh-të). Të dyja dokumentet janë rezultat i thirrjes së publikuar më parë në Komunën e Vitise dhe u referohen aplikuesve të rinj për t’iu shmangur gabimeve të njëjta apo të ngjashme gjatë kësaj thirrjeje.

  • Vlerësimi dhe përzgjedhja e projektpropozimeve

Aplikacionet e OSHC-ve do të vlerësohen nga komisioni vlerësues, i cili përbëhet nga dy përfaqësues nga Komuna e Vitisë, një përfaqësues i OShC-ve dhe dy përfaqësues të UNDP-së.

SHËNIM: OSHC-ja, përfaqësuesi i te cilës merr pjesë në Komisioni Vlerësues, nuk ka të drejtë të aplikojë.

Aplikacioni do të vlerësohet në përputhje me sa vijon:

(1) Kriteret administrative:

  • Aplikacioni plotësohet sipas Listës së Kontrollit;
  • Dokumentacioni i projektit dorëzohet në tri (3) kopje fizike dhe një (1) kopje elektronike

(USB);

  • Dokumentacioni plotësues dorëzohet në një (1) kopje fizike.
  • Kushtet që kanë të bëjnë me OShC-në aplikuese, partnerin dhe aktivitetet:
  • Vërtetimi se aplikuesi, partneri (dhe bashkëpunëtorët, nëse ka) dhe aktivitetet i plotësojnë kushtet e përcaktuara në kapitujt 3,4,5,6,7,8 dhe 9.

(3) Vlerësimi i cilësisë së projektit ideor dhe vlerësimi financiar:

Vlerësimi i cilësisë së projektit ideor, duke përfshirë buxhetin e propozuar, do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në Tabelën e Vlerësimit, e cila është pjesë përbërëse e këtij dokumenti. Janë dy lloje të kritereve të vlerësimit: Kriteret e përzgjedhjes dhe kriteret e ndarjes së fondeve

Qëllimi i kritereve të përzgjedhjes është vlerësimi i aftësive financiare dhe operacionale të aplikuesve për t’u siguruar se ata:

  • Kanë fonde të qëndrueshme dhe të mjaftueshme për aktivitetet e rregullta të tyre gjatë tërë periudhës së zbatimit të projektit;
  • I posedojnë kapacitetet profesionale dhe kualifikimet e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të projektit. E njëjta vlen edhe për partnerët e aplikuesit.

Kriteret e ndarjes së fondeve sigurojnë që cilësia e projekteve të paraqitura vlerësohet në bazë të fushave prioritare të përcaktuara dhe se fondet miratohen në bazë të aktiviteteve që e maksimizojnë ndikimin e përgjithshëm të kësaj thirrjeje publike. Këto kritere i referohen rëndësisë së projektit të propozuar, përshtatjes së projektit me qëllimin e thirrjes publike dhe fushat prioritare, cilësinë e projektit, rezultatet e pritshme, qëndrueshmërinë e projektit dhe kosto-efektivitetin e fondeve të kërkuara.

Sistemi i vlerësimit:

Kriteret e notimit ndahen në rubrika dhe nën-seksione. Secili nën-seksion duhet të vlerësohet me nota të caktuara nga 1 deri në 5 në këtë mënyrë: 1 = shumë keq; 2 = keq; 3 = përshtatshëm; 4 = mirë; 5 = shumë mirë. Çdo anëtar i komisionit e plotëson një tabelë të vlerësimit individual, ndërsa të gjithë anëtarët e nënshkruajnë tabelën e vlerësimit përmbledhës për secilin projekt-propozim. Rangimi i projekt-propozimeve bëhet në atë mënyrë që projekt-propozimi i radhitur si i pari është ai me notën më të lartë, i pasuar nga projekt-propozimi me notën tjetër më të ulët e deri te projekt-propozimi me notat më të ulëta.

Vetëm projektet me rezultate prej 50 ose më shumë do të merren në shqyrtim të mëtejshëm, meqë propozimet nën këtë prag nuk i kanë përmbushur standardet e përcaktuara.

Për t'u marrë në konsideratë për financim, projektet me buxhet prej mbi 10,000.00 Euro duhet të marrin 75 ose më shumë pikë gjatë procesit të vlerësimit. Vendimi për aprovimin e grantit bazohet në numrin total të projekteve që mund të financohen në kuadër të fondeve në dispozicion. Këto kufizime janë vendosur në mënyrë që të përcaktohet cilësia minimale e projekt-propozimeve dhe të sigurohet vlera më e mirë për para.

Me shume informacion.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019