Thirrje për të Ofertuar për Platformë Online

Fondi Kosovar per Garanci Kreditore
Publikuar më
Korrik 10, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi

Përshkrimi

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Platformë Online të Programit të Agrikulturës

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë një platformë online për të mbështetur Kapacitetin e Vlerësimit të Rsikut në huadhënien ndaj bizneseve bujqësore. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar që janë kompani profesionale të regjistruara në Kosovë ose jashtë vendit për t'iu përgjigjur KPP-së.

Përgjigjet e propozuesve duhet të demonstrojnë qartë se i plotësojnë kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozimi i propozuesit duhet të merret në vendin e caktuar para afatit të caktuar të mbylljes;
  • Propozuesi duhet të dokumentojë regjistrimin e biznesit të tij në përputhje me ligjin në fuqi;
  • Propozuesi duhet të ketë njohuri të ekspertëve në analizat financiare;
  • Propozuesi duhet të ketë një minimum prej pesë (5) vjet përvojë pune me platforma të ngjashme;
  • Propozuesi duhet të ofrojë referenca nga përvoja e mëparshme;
  • Të dëshmojë prapravijë profesionale dhe përvojë profesionale të udhëheqësit (ve) të ekipit që do të merret me zhvillimin dhe instalimin e softuerit;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret e përshtatshmërisë ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për zbatimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 15 Korrik 2019 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 17 Korrik 2019 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 31 Korrik 2019 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected]

Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019