Thirrje për Propozime: Energy Lighthouse Projects

Balkan Green Foundation
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Balkan Green Foundation (BGF) së bashku me Germanwatch (GW) janë duke implementuar projektin e përbashkët MAP - një partneritet shumë-aktorësh për një tranzicion të energjisë në Kosovë. Projekti trajton tranzicionin e sistemit energjetik të Kosovës dhe në veçanti sistemin e saj të energjisë elektrike drejt një gjendje më të qëndrueshme duke rritur pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe duke përmirësuar efiçiencën vendore të energjisë. Projekti mbështet dhe përmirëson strategjitë ekzistuese qeveritare për zhvillimin e BRE-ve.

Brenda projektit, BGF dhe GW publikojnë këtë thirrje për të mbështetur dy pilot-projekte të energjisë me nga 15,000 euro secila. Fokusi i kësaj thirrjeje është tranzicioni i energjisë përmes përdorimit të modeleve të vogla, praktike e të aplikueshme për çështjet e energjisë në Kosovë (prodhimi / efiçienca e energjisë).

Tranzicioni drejt furnizimit të qëndrueshëm dhe të ripërtëritshëm të energjisë dhe diversifikimit të miksit energjetik është një trend madhor botëror. Në kontekstin e de-karbonizimit, ky tranzicion është thelbësor si në asppektin ekonomik dhe atë energjetik të një vendi. Qeveria e Kosovës tashmë është e angazhuar në mënyrë aktive në zhvillimin e BRE-ve. Sa i përket sektorit të energjisë elektrike, modelimi i qeverisë parasheh një rrije të madhe graduale të pjesëmarrjes së BRE-ve pas vitit 2020, mbulimin e më shumë se 50% të kërkesës së përgjithshme të energjisë me BRE në vitin 2040 dhe një mbulim 100% deri në vitin 2060. Për të përmbushur këto objektiva, Kosova ka nevojë për shembuj konkretë dhe praktika të mira që shtyjnë më tej tranzicionin energjetik tejet të nevojshëm.

Vlera financiare për një projekt është 15,000 EUR + 1,000 EUR bashkëfinancim nga aplikuesi

Pilot-projektet model duhet të tregojnë mundësinë e:

  • Prodhimit të energjisë së ripërtërishme / efiçienca e energjisë;
  • Prodhimt të decentralizuar të energjisë dhe prodhimit të energjisë në shkallë të vogël.

Kohëzgjatja e projektit:

  • Maksimum dymbëdhjetë (12) muaj - tetor / nëntor 2019 - tetor / nëntor 2020.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

  • Individët (nëse përzgjedhen duhet të regjistrohen si subjekt biznesi), OJQ-të jofitimprurëse: shoqata, fondacione, kooperativa sociale / kooperativa jofitimprurëse, grupe të të rinjve ligjërisht të formuar në Kosovë (teknikë, profesorë ose individë të kualifikuar, sidomos ata nga kjo lëmi janë të inkurajuar që të aplikojnë.)
  • Bizneset që veprojnë në sferën e prodhimit të energjisë nga BRE, efiçienca e energjisë, ose ato që janë përgjithësisht të angazhuara në çështjet e energjisë.

Si të aplikoni?

  • Aplikimet dorëzohen online duke dërguar dokumentet me e-mail në [email protected];
  • Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen vetëm në gjuhën angleze;
  • Çdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacionit mund të dërgohet me e-mail deri më 31 gusht 2019 në [email protected];
  • Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 7 shtator 2019 në 23:59 (afati i fundit).

Dokumentacioni i plote.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019