Thirrje per projekte ne Siguri Njerezore

MKRS
Publikuar më
Korrik 13, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve lidhur me komponentin e Sigurisë Njerëzore duke u mbështetur në rregulloren MF – 04/2017 mbi kriteret, standartet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, si dhe bazuar ne Strategjinë dhe Planit të Veprimit për Rini 2019-2023.

Tematika: Siguri Njerëzore

1. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e sigurisë njerëzore të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e të rinjve në Kosovë.

2. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për objektivat specifike në vijim:

  • Përkrahja e Organizatave Rinore që merren me ndërgjegjësimin për mjedis të sigurte;
  • Ndërgjegjësimi i rinisë për dukuritë negative shoqërore si trafikimi, ekstremizmi, kriminaliteti etj. përfshirë parandalimin; 
  • Zhvillimi i kapaciteteve të personelit të Organizatave Rinore për kanosjet dhe ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm për të rinjtë; 
  • Përkrahja e Organizatave Rinore lidhur me realizimin e intervenimit të hershëm në komunitet;
  1. Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e sektorit të rinisë me theks parandalimin dhe rritjen e sigurisë për të rinjë përmes aktiviteteve si më poshtë:
  • Parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve për parandalim;
  • Zhvillimi aktiviteteve që kanë në fokus vetëdijesimin e popullatës, në veçanti rinisë për pasojat e radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm;
  • Fushatë ndërgjegjësuese për rendësin tolerancës ndëretnike mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, inkurajohen aktivitete të përbashkëta;
  • Përkrahja e fushatave mediale, përfshirë social mediat për të përcjellë mesazhe kundër delikuencës dhe të gjitha modaliteteve të kriminalitetit që atakon të rinjtë;
  • Nxitja e të rinjëve për nisma të përbashkëta të socializmit të grupeve në rrezik dhe atyre me prirje radikale përmes aktiviteteve të rekreacionit.
  1.      Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 45.000 euro.
  • Mjetet do te merren nga kodi buxhetor 806 dhe 809
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1.500,00 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5.000,00 euro.

5.  Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 31.07.2019.

6. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1) nga fushat prioritare sipas thirrjes. Periudha e zbatimit të projektit është për 3 muaj. 

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e rinisë përkatësisht të komponentës se Siguri Njerëzore. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Organizatat Jo Qeveritare të cilat kane qene përfituese të fondeve në Departamentin e Rinisë dhe që nuk i kanë mbyllur avancet nuk do të merren ne shqyrtim.

  1. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare (www.mkrs-ks.org).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ish-Ndërtesa e Partive Politike, Zyra e Arkivit nr 22,
Sheshi Nëna Terezë, Nr 35, 10000 Prishtinë

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

8. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019