Thirrje per ndermarrjet ne Kosove

KIESA
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PUBLIKE PËR NDËRMARRJET NË KOSOVË

PROGRAMI “INTERNSHIP BIZNESI - 2019”

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë – MTI-së, vazhdon më realizimin e programit “Internship Biznesi - 2019”.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme në Kosovë, formësimi i kuadrove të reja dhe bartja e njohurive teorike në praktikë të fituara në shkollat e mesme  profesionale.

Agjencia KIESA fton të gjitha ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme  që kanë kërkesa për burime njerëzore dhe shprehin interesimin që të plotësojnë nevojat e tyre më praktikant/e të cilët kanë përfunduar shkollat e mesme profesionale duke i angazhuar në ndërmarrjet e juaja gjatë dy muajve të vitit 2019. Pas kryerjes së praktikës profesionale, ndërmarrjet nuk kanë obligim që të vazhdojnë angazhimin e mëtejmë të praktikanteve, përveç nëse kjo bëhet më marrëveshje të re mes palëve. Ndërmarrjet duhet të cekin profilin e praktikanteve të shkollave te mesme profesionale që iu nevojiten.

Ndërmarrjet  që shprehin interesimin e tyre përmes kësaj thirrje publike, KIESA mund  t’u ofrojë dy-tre praktikant, nga të cilët KIESA do të përzgjedhë më të mirët.

Për angazhimin dymujor të praktikantëve, KIESA do të ofrojë kompensim financiar në vlerë 200.00Euro për muaj  nga Buxheti i  Kosovës ndërsa ndërmarrja nuk ka obligim financiare ndaj praktikantit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për thirrje publike:

  1. Çertifikatën së biznesit ( kopje),
  2.  Formulari për aplikim  i plotsuar

Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, formulari për aplikim mund të merret në formë elektronike  mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net. subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes dokumentacionin e plotësuar mund ta dorëzojnë në arkivin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Afati i fundit për thirrje publike është deri më datë 24.05.2019 në orën 16:00. Aplikimet pas afatit kohor nuk do të merren parasysh.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038 200 36 556.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019