Thirrje për bursa universitare nga Franca

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
Ambasada e Frances
Publikuar më
Maj 1, 2019
Qyteti
France
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

MINISTRIA E EUROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË

Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore
Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë

1. Bursa të Qeverisë së Francës 2019

Ambasada e Francës në Kosovë ofron bursa për studentët e nivelit Master dhe Doktoratë) për vitin
akademik 2019-2020.

Dosja për aplikim duhet dërguar Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez (dhe në rastin e tezës së Doktoratës dëshminë nga dy profesorë, mentorë të ardhshëm të tezës së doktoratës).

Dosja juaj mund të përmbajë poashtu një letër rekomandimi nga një nga profesorët ose nga shefi i
departamentit.

Perparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes për mësimin e gjuhës frënge.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019. Juria do të shqyrtojë dosjet gjate javës 20-24 maj 2019. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 27 deri më 31 maj 2019 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen më 3 qershor 2019.

2. Bursat të bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës dhe e Francës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Francës në Kosovë ofrojnë bursa të nivelit Master për studentë kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në universitete franceze, për vitin akademik 2019-2020.

Ju duhet t’i adresoni dosjen e aplikimit Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore përfshirë të njëjtat dokumente si edhe për bursat e qeverisë së Francës.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019.

Dosjet për bursat e bashkëfinancuara do të shqyrtohen nga një juri e përbashkët nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Dosjet duhet derguar në e-mail adresat në vijim: [email protected] ;
[email protected] dhe [email protected]

Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:

- Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-
- Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë. Kontakti : Znj. Zana Latifi:
[email protected]
- Web faqe rreth studimeve në Francë: https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019