Teknik i Teknologjisë Informative

BP Home
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

BP Home Invest për nevoja të kompanisë shpallë konkurs për Teknik të Teknologjisë Informative/ Teknik të Help Desk-ut.

Në një ambient dinamik të punës me mundësi të zhvillimit profesional në karrierë.
I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të TI-së

Zyrtari/ja për IT Helpdesk do të mirëmbajë pajisjet kompjuterike duke analizuar kërkesat e shfrytëzuesve, zgjidh problemet që kanë me shfrytëzimin e pajisjeve që janë në domenin e teknologjisë informative, instalon harduerin, ofron zgjidhje të ndryshme softuerike dhe mirëmban sistemin e Teknologjisë Informative.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

- Ofrimi i përkrahjes dhe zgjidhja e problemeve të natyrës së teknologjisë informative tek shfrytëzuesit si në aspektin softuerik po ashtu harduerik;
- Monitorimi dhe përgjigjja e kërkesave që vijnë nga sistemi i helpdesk-ut;
- Modifikimi i konfigurimeve, instalimi i softuerëve dhe përditësimi i tyre në baza të rregullta në kompjuterët e shfrytëzuesve;
- Mbajtja e dokumentacionit mbi zgjidhjet që ofrohen;
- Asistimi i shfrytëzuesve të rinj në lëminë e teknologjisë informative;
- Instalimi i printerëve, fotokopjeve dhe konfigurimi i tyre në rrjet;
- Mban listën e inventarizimit për të gjitha paisjet e teknologjisë informative, softuerëve dhe licensave që përdorern brenda BP Home Invest LLC-së;
- Raporton çështje tjera dhe sipas rastit, i ngritë ato në nivel të administratorëve;
- Asiston shfrytëzuesit në të gjitha problemet nga natyra e teknologjisë informative;
- Rregullimin e prishjeve harduerit që përdoret në BP Home Invest LLC (kompjuterë, laptopë, printerë, fotokopjues, modema, routera, switch, access point) ose dërgimin e tyre tek operatoret ekonomik të kontraktuar nga kompania;
- Bën zgjerim të rrjeteve kompjuterike duke bërë instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve përcjellëse në bazë të nevojave duke siguruar nivel të lartë të sigurisë;
- Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit.

Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare ose certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Helpdesk-ut, siç janë ose të barasvlershme: CompTIA, MCDST (Microsoft Certified Desktop Support Technician), MCTS (Microsoft Certified Technology Specialist);
- Përvojë një vjeçare në Helpdesk;
- Aftësi të mira komunikimi, energjik/e, i/e besueshme, pedant/e në mbajtjen e marrëdhënieve të mira dhe respektimin e kultures organizative;
- Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Procedura e Aplikimit - Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë në
[email protected] dokumentet e mëposhtme:

- CV-në
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë
- Referenca;
- Kopjet e diplomave dhe certifikimeve ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;

Afati i fundit për aplikim: E Diele, 28 Korrik 2019 ora 00:00.

Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019