Subvencionimi i Pagës për Ndërmarrjet (Qender-Veri)

MPMS
Publikuar më
Maj 14, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM
PROGRAMI PËR SUBVENCIONIMIN E PAGËS

(për të rinjë moshës 18-30 vjeçare)

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallë thirrje të hapur për aplikim për mbështetje nga programi për Subvencionimin e Pagës (SP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga sektori privat dhe për punëkërkuesit në 15 komuna të Kosovës : Mitrovicë, Mitrovicë/veriore, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Fushë Kosovë, Gllogovc, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Novobërdë dhe Prishtinë.

Rreth Programit për Subvencionimin e Pagës 

Qëllimi i programit për Subvencionimin e Pagës (SP) është të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata. Kjo është një mundësi unike për të mbështetur rritjen graduale të ndërmarrjeve të Kosovës. Për të përfituar nga programi për SP, punëdhënësi duhet të nënshkruajë një kontratë punësimi 12 mujore me punëkërkuesin, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë kësajë periudhe, punëdhënësi do të përfitojë subvencionim 9 mujor në shumë prej 50% të pagës mujore bruto të punonjësit, me të cilin rast shuma e këtij subvencioni nuk mund të jetë më e lartë se 150.00 euro në muaj. ZP do të mbështesin ndërmarrjet në identifikimin e kandidatëve më të mirë të regjistruar si punëkërkues, sipas nevojave specifike të punëdhënësit.

Përveç mbështetjes së ndërmarrjeve duke subvencionuar punësimin, programi SP ndihmon të gjithë procesin e rekrutimit për vendet e lira të reja. Duke pasë parasyshë vështirësitë që ndërmarrjet private hasin në identifikimin dhe angazhimin e stafit të kualifikuar të nevojshëm për të zgjëruar aktivitetet e tyre të biznesit, programi për SP do të përdorë ekspertizën e ZP për të përshtatur çdo vend të lirë të punës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ndërmarrjet.

Programi për SP implementohet sipas hapave në vijim

Hapi i parë - Shprehja e interesimit për të përfituar nga programi për SP:

Të gjitha ndërmarrjet e interesuara të sektorit privat mund të shprehin interesim për të përfituar, duke shkarkuar formularin për aplikim nga interneti në adresën: www.aprk.rks-gov.net ose www.mpms.rks-gov.net. Përveç kësajë, formularët për aplikim janë gjithashtu të disponueshëm në ZP në të gjitha komunat. Formularit për aplikim duhet ti bashkangjiten certifikatat e regjistrimit të biznesit dhe të numrit fiskal të ndërmarrjes që aplikon.

Hapi i dytë - Zgjedhja e punonjësit dhe nënshkrimi i marrëveshjes:

Këshilltari për punësim do të sigurojë një listë të kandidatëve potencial sipas nevojave të ndërmarrjes. Ndërmarrja zgjedhë kandidatët më të mirë nga lista dhe nënshkruan një marrëveshje me punonjësit për të paktën 12 muaj, kurse subvencionimi i pagës do të jetë në kohëzgjatje prej 9 muaj brenda marrëveshjes 12 mujore. Pagesat do të realizohen në tremujorin e parë, tremujorin e dytë dhe në tremujorin e katërt. Tremujori tretë mbulohet nga punëdhënësi.

Kush mund të aplikojë?

  1. Ndërmarrjet private

Për pjesëmarrje në program, mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar, të regjistruar në Zyret e Punësimit. Ndërmarrjet duhet të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe të jenë taksapagues aktiv në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Bizneset që veprojnë në të gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike kanë të drejtë të aplikojnë për programin SP. Prioritet do t'i jepet gjashtë sektorëve prioritarë ekonomik si në vijim (përzgjedhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) pasi që kanë potencial më të lartë për rritje ekonomike në Kosovë), përkatësisht:

  • përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit;
  • TIK së bashku me kontraktimin e procesit të biznesit dhe sektorin e qendrave për mbështetjen e klientëve;
  • industria e përpunimit të metaleve;
  • industria e tekstilit;
  • turizmi;
  • industria e përpunimit të

Formulari i aplikimit mund të gjendet në internet, në adresat elektronike: www.aprk.rks-gov.net ose www.mpms.rks-gov.net si dhe në ZP në secilën komunë.

2.    Punëkërkuesit e papunë

Të gjithë punëkërkuesit e moshës 18-30 vjeçare të regjistruar në ZP mund të përfitojnë nga programi për SP. Gjatë procesit të përzgjedhjes, prioritet do t'u jepet të papunëve afatgjatë (të papunë për më shumë se 12 muaj), me një fokus te:,

  • pakicat etnike,
  • gratë
  • personat me aftësi të kufizuara,
  • prindët vetëushqyes.

Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre përkatëse. Ata që posedojnë certifikata të trajnimit profesional të ofruara nga MPMS ose që kanë marrë pjesë më parë në trajnime në punë, do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.

Rastet e konfliktit të interesave me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e programit për SP, nuk kanë të drejtë të përfitojë nga ky program.

Punëkërkuesit që kanë përfituar më heret nga ky program, nuk kanë të drejtë aplikimi. 

Afati i aplikimit 14 - 24 Maj 2019

Mbështetja financiare për ndërmarrjet

Programi për SP do të sigurojë për punëdhënësin subvencion prej 50% të pagës bruto për çdo person të papunë të sapo punësuar, shuma e së cilës nuk mund të jetë më e lartë se 150.00 euro në muaj. Kohëzgjatja e subvencionit për të gjithë punëkërkuesit e rregullt, klientë të regjistruar në ZP është 9 muaj nga gjithsej 12 muaj të kohëzgjatjes të kontratës së tyre. Për tre muajt e mbetur, i takon ndërmarrjes të paguaj pagën e plotë të punëtorit.

Si të aplikoni?

  • Ndërmarrjet e interesuara private duhet formularin e aplikimit të plotësuar, ta dorëzojnë personalisht ose përmes e-mailit në ZP në komunën e tyre. Formulari i aplikimit është i disponueshëm në internet në adresat elektronike: aprk.rks-gov.net ose www.mpms.rks-gov.net, si dhe i printuar në secilën ZP në tërë Kosovën. Aplikantët duhet bashkangjitur në aplikacion certifikatat e tyre për regjistrimin e biznesit dhe të numrit fiskal. Ndërmarrjet do të kontaktohen nga ZP me një listë të kandidatëve potencial.
  • Punëkërkuesit interesuar për vendet e lira duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre ose të vizitojnë ZP ku ata tashmë janë regjistruar dhe të informojnë këshilltarët e tyre të punësimit në lidhje me interesin e

Informacione tjera 

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZP në komunën tuaj.

Në rast se keni pyetje në lidhje me programin SP, ju lutem kontaktoni projektin ALMP2 në adresën elektronike: [email protected]

Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë

Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP/ALMP) është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal, duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve. Gjithashtu, projekti ofron mundësi për punësim dhe trajnim për personat e papunë, të regjistruar në ZP në të gjithë Kosovën, përmes programeve të ndryshme aktive si: Subvencionimi i Pagave (SP), Trajnim në Punë (TP), Praktikë në Punë (PP) dhe Vetëpunësim (VP).

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019