Specialist për Kontabilitet dhe Raportim Financiar

TEB
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

Vendi: Zyra Qendrore
Prej: 14.05.2019
Tipi punëtorit: Orar i Plotë
Deri: 26.05.2019


TEB është një ndër bankat më me renome në Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Specialist për Kontabilitet dhe Raportim Financiar, Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë primare:

  • Interpretimi dhe aplikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe aplikimi praktik i rregulloreve të BQK-së në politikat e kontabilitetit;
  • Përcjellja e ndryshimeve në SNRF;
  • Dizajnimi i shembujve konkret për aplikimin e standardeve SNRF dhe rregulloreve të BQK-së;
  • Zhvillimin e “business case document” – pjesa e kontabilitetit, gjatë krijimit të produkteve të reja bankre dhe zhvillimeve në sistemin bazë të bankës;
  • Zhvillimi dhe përpilimi i politikave dhe procedurave kontabël të bankës në përputhje me SNRF dhe politikat e procedurat e grupit;
  • Përpilimi i manualeve për trajtimin kontabël të transaksioneve bankare;
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raportit të auditimit;
  • Detyra të tjera sipas nevojës.

Njohuritë dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri të mira në parimet kontabël dhe financiare;
  • Aftësi për të analizuar të dhënat financiare dhe përgaditjen e raporteve dhe krahasimeve;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe të folur dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të jetë efikas në punë ekipore, të jetë kontributdhënës në ekip në prodhimin e materialeve cilësore brenda afateve të dendura kohore;
  • Njohuri të mira në SNRF dhe SNK;
  • Të etur për të qenë pjesë e projekteve financiare;
  • Të ketë dëshirë dhe ambicie për të qenë pjesë e ekipit të suksesshëm financiar;
  • Të jetë inovativ, gjithmonë duke kërkuar mënyra të reja për të arritur dhe plotësuar gjërat.

Kërkesat profesionale:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Menaxhment ose në Ekonomi;
  • Kualifikimi profesional në kontabilitet vlerësohet shumë;
  • Së paku tre (3) vite eksperiencë në kontabilitet dhe/ose raportim financiar ose eksperiencë në sektorin bankar, kompani të auditimit ose në departamentin financiar të ndonjë kompanie;
  • Njohuri të avansuare në MS Excel;
  • Njohuri pune të gjuhës angleze;
  • Aftësi ndërpersonale dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese, aftësi të përshtatjes që të plotësojë kërkesat e një ambienti që ndryshon dhe fleksibilitet në orar të punës.

Apliko ketu.

Listime të ngjashme

Anëtar i Ekipit (Team Member)   Cagllavice new
Maj 24, 2019
Auditor i Brendshëm   Prishtine new
Maj 24, 2019
Junior Advisor   Prishtine new
Maj 24, 2019