Shitese (2)

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
Bercom Mobile
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Ndërmarrja “NTP Besa Commerce” – Bercom Mobile, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës: SHITESE (DY) në Mobilerinë Bercom, në pikën në Prishtinë.

Kandidatet e interesuara duhet të plotësojnë kushtet e shënuara më poshtë:

- Të ketë të kryer arsimin e mesëm / të lartë.
- Të ketë eksperiencë së paku 2 vite përvojë pune në shitje (e preferueshme në mobileri)
- Të ketë njohuri të avancuara në kompjuter.
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe të jetë në shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

- Kujdesi ndaj klientëve dhe ofrimi i shërbimeve.
- Të jetë e orientuar ndaj klientit dhe të këshillojë klientët në lidhje me produktet.
- Të mirëmbajë sallonin.
- Detyra shtesë të kërkuara nga punëdhënësi.

Cka ofrojmë ne:

- Pagë konkurruese
- Mundësi për mësim dhe avancim të karrierës
- Vend pune të këndshëm dhe të respektueshëm

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV deri më datë 15 korrik 2019 në email: [email protected]  ose edhe duke u paraqitur në sallonin tonë në adresën e mëposhtme.

Adresa: Magjistralja Prishtinë-Fushe Kosovë, km i 3-të, Prishtinë

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019