Roje Pylli

Komuna e Gjakoves
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Gjakove
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Nr. 01-111/01-16784 Datë: 03.05.2019
Gjakovë

Duke u bazuar në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 8 të Ligjit të Punës numër 03/L-212, nenin 4 të Ligjit për Shërbimin Civil numër 03/L-149 dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E E R E K R U T I M I T

Njësia:                                                 Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
Titulli i vendit të punës:                     Roje Pylli (në rajonin e Rekës së Keqe)
Niveli i pagesës:                                  sipas koeficientit 4.5
Numri i ekzekutuesve:                       1 (një)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore nga prerjet ilegale, zjarret pyjore dhe sëmundjet e pyjeve;
  2. Të ruaj nga dëmtimet rrugët pyjore dhe objektet pyjore;
  3. Përcjell realizimin e planeve operative të shfrytëzimit, mbrojtjes, ngritjes dhe ndërtimit të Infrastrukturës pyjore;
  4. Merr pjesë në damkosjen e masës drusore në ngastrat e parashikuara;
  5. Dhënja e dokumentit përcjellës (flete përcjellja e transportit);
  6. Përgatit fletëparaqitjet    për  veprimet  ilegale    të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe të njëjtat i dërgon në Gjykatën kompetente;
  7. Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Të kenë së paku dy vite përvojë pune;
  • Aftësi dhe shkathtësi fizike për ecje në terrene malore;
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

Kohëzgjatja e kontratës: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 03.05.2019 deri 17.05.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës profesionale (kopje); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.