Renovimi i Objekteve

SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi

Përshkrimi

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e kualifikuar që të ofertojnë për riparimin e objekteve te SOS KDI gjegjsisht per ndrrimin e olluqeve ne 4 objekte.

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

  • Te hiqen olluqet e vjetra dhe te zevendesohen me te rinj (materiali i hequr duhet te hudhet sa me larg lokacionit ne vendin e parapare per asgjesim)
  • Olluqet duhet te jene ngjyre kafe
  • Oxhaqet te vishen me llamarine te re
  • Gjatesia e olluqeve do jete perafersisht 2,268 m2

Ju lutem cekni ne oferte cmimin per 1 m2

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal
  • Vertetimin Tatimor
  • Garancionin e ofertes, (10% te vleres se ofertes)  me afat prej 3 muaj,
  • Dëshmite per pervojen e punes
  • Planin kohor per implementimin e projektit (ju lutem i cekni ditet e nevojshme per kryerjen e punes) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohor i diteve te nevojshme te punes
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Kompanitë e interesuara duhet t’i dorezojne dokumentet dhe oferten e mbyllur në zarf (2 kopje), të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shenuara me kodin “ OFERTA PER PUNETRIPARUESE –NDERRIMI I OLLUQEVE ” deri me datën 22 Korrik 2019, në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani Rr.1 Tetori, p.n. Prishtinë. Oferta duhet të jetë e vlefshme për tre muaj. Ofertat e dorezuara me vonese nuk do te shqyrtohen. Kompanitë janë të inkurajuar që të vizitojnë paraprakisht lokacionin cdo dite pune prej ores 9:00-12:00, deri me daten 19 Korrik . Per vizite ju lutem lajmerohuni paraprakisht ne kete numer: 044-701-415.

Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail:  [email protected]

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019