Pune praktike (5)

Democracy Plus
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

(5 pozita)

Demokraci Plus (D+) dhe FOL kanë filluar një iniciativë me pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës për të ofruar mundësi të punës praktike për studentë universitar. Ky është grupi i dytë i praktikantëve që do të kenë mundësi të ndihmojnë punën e Kryetares/it të një komisioni parlamentar dhe kështu të fitojnë përvojë praktike . procesin legjislativ.

Praktikantët e përzgjedhur nga paneli së pari do të vijojnë një trajnim orientues dy-ditor. Puna praktike do të jetë për pesë muaj dhe do të jetë me gjysmë orari (25 orë në jayë). Për punën praktike është paraparë një rimbursim mujor (160€ neto).

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte për aplikim:

  • Të jenë të sapo-diplomuar apo student në Fakultetin Juridik, Shkenca Politike, Ekonomik, Sociologji, Integrime Evropiane apo Gazetari;
  • Të kenë aftësi të mira komunikirni dhe prezantimi;
  • Të njohin mirë programet softverike të Microsoft Word, Excel dhe Powerpoint;
  • Preferohet të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të dhe një letër të motivimit në [email protected]. Afati fundit për aplikim është data 19 korrik 2019 (e premte).

Kandidatet gra inkurajohen të aplikojnë.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019