Nëpunës për mbështetje administrative të projekteve

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
MMPH
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  Agjencia Kadastrale e Kosovës më datë 09.07.2019, bën:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Titulli i punës: Nëpunës Shërbime për mbështetje administrative te projekteve
Numri i references: AKK 006/ 2019 /MSHV
Tarifa e shërbimit: 370 €  (Bruto)
Raporton te: Drejtori i Drejtoratit për RDPP
Lloji I kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: 3 muaj
Orari i punës: I plotë
Numri i ekzekutuesve: 1
Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon stafin profesional dhe drejtues ne realizimin e nje numër të detyrave të rëndsishme duke treguar shkathesi teknike / administrative dhe profesionale;
  • Ndihmon ne adresimin e pytjeve nga drejtuesit, stafi dhe te tjerët në lidhje me procedurat teknike dhe administrative;
  • Mban rexhister te sakt dhe te plotë te aktiviteteve , dosjeve dokumenteve zyrtare, përfshir përgatitjen e raporteve te detajuara;
  • Kryen edhe punë tjera ne fushën administrative dhe profesionalen specifike ne perputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale ne fuqi;

Shkathtësitë e kërkuara:

-              Fakultet/ baçelor;

-              Përvoj pune 1 vit

-              Të jetë i aftë të përballojë dhe të organizojë punën.

-              Njohja e mirë e MS-Office dhe Internetit.

-              Aftësi në punë nën presion, punë ekipore dhe fleksibilitet në punë.

Agjencia Kadastrale e Kosovës  mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha  komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e AKK-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 16.07.2019

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e AKK-së, ose mund të tërhiqen nga ueb faqja e AKK-së në adresën www.kca-ks.org/ dhe dorëzohen në Recepcionin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Rruga Çlirimi, Nr. 25 – Prishtinë çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 30 240

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019