Mësimdhënës për Kimi

Komuna e Dragashit
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Dragash
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Nr.13/289
Më: 13/05/2019
D r a g a sh

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 të datës 20.07.2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT nr.231/01B të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës për arsimin e mesëm të lartë të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2018/2019.

SHML "Ruzhdi Berisha"- Dragash

  • Një mësimdhënës për Kimi

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

Formulari i aplikimit (merret në DKA ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse.), Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit ose pasaportës), Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj, Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës , duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar, Certifikata që nuk jeni nën hetime, Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Listime të ngjashme

Maj 24, 2019
Paid Internship (2)   Prishtine new
Maj 24, 2019
Maj 24, 2019