Mësimdhënës/e (28)

Komuna e Prishtines
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN VENDEVE TË PUNËS
DREJTORIA E ARSIMIT

Nr. Niveli Pozita Vendi i lirë/Zëvendësim Numri i pozitave

1 ShFMU Mësimdhënës/e për informatikë Vend i lirë 2
2 ShFMU Mësimdhënës/e për informatikë Zëvendësim 1
3 ShML Mësimdhënës/e për piano Vend i lirë 4
4 ShML Mësimdhënës/e për kitare Vend i lirë 1
5 ShML Mësimdhënës/e për violinë Vend i lirë 2
6 ShML Mësimdhënës/e nga fusha e elektroteknikës Zëvendësim 1
7 ShML Mësimdhënës/e nga fusha e elektroteknikës Vend i lirë 1
8 ShML Mësimdhënës/e për gjeodezi Zëvendësim 1
9 ShML Mësimdhënës/e për farmaci Zëvendësim 1
10 ShML Mësimdhënës/e për profilin arsimor; Fizioterapi (Kujdesi shëndetësor me rehabilitim, bazat e masazhës, terapia fizikale etj.) Vend i lirë 2
11 ShFMU Mësimdhënës/e për edukatë fizike Vend i lirë 2
12 ShFMU Mësimdhënës/e për edukatë fizike Zëvendësim 1
13 ShFMU Mësimdhënës/e për edukatë muzikore Zëvendësim 2
14 ShML Mësimdhënës/e për art figurativ Vend i lirë 1
15 ShML Mësimdhënës/e nga fusha e ekonomisë Vend i lirë 2
16 ShML Mësimdhënës/e nga fusha e ekonomisë Zëvendësim 1
17 ShML Mësimdhënës/e për psikologji Vend i lirë 1
18 ShML Mësimdhënës/e për psikologji Zëvendësim 2

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë);. Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimorë

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimet Administrative përkatëse të MASHT-it (UA Nr. 05/2015 dhe UA Nr. 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për teknologji - informative në shkollë të mesme të ultë:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS); Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për piano në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për kitare në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për violinë në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e nga fusha e elektroteknikës në shkollë të mesme të lartë

  • MSc. i elektroteknikës - elektronikës; Inxh. i elektroteknikës - elektronikës.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për gjeodezi në shkollë të mesme të lartë:

  • MSc. i gjeodezisë;
  • Inxh. i diplomuar i gjeodezisë.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e farmaci në shkollë të mesme të lartë:

  • MSc. i farmacisë;
  • Farmacist i diplomuar.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për profilin arsimor; Fizioterapi, në shkollë të mesme të lartë:

  • Master i fizioterapisë:
  • Fizioterapeut i diplomuar.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë fizike në shkollë të mesme të ulët dhe të lartë:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS); Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë muzikore në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS); Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për art figurativ në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS, Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë); Sistemi katërvjeçar (Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë);
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS, Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e nga fusha e ekonomisë  në shkollë të mesme të lartë:

  • MSc. i ekonomisë ;
  • Ekonomist i diplomuar.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për psikologji në shkollë të mesme të lartë:

  • Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS); Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Të gjithë kandidatët e kualifikuar për nivelin master arsimor 300 ECTS nga njësitë e tjera akademike, para datës 10.07.2015, i plotësojnë kriteret për t’u përfshirë në procedurat e rekrutimit.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohet intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere:

Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,

Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe

Njohuritë profesionale 40 pikë (Ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional gjatë studimeve).

Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës https://kk.rks-gov.net/prishtina/ (konkurset) dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit)

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 01.09.2019, por në varësi të lirimit real i vendit të punës në IEAA (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.)

Me këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor shtator, 2019 – gusht, 2020 (komplet viti shkollor). Në rast të ndonjë nevoje eventuale për mësimdhënës/e në IEAA, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 12.07.2019 deri më datën 26.07.2019.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Nëse aplikohet për dy pozita (vend i lirë dhe zëvendësim), kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës (2)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (2)   Ferizaj e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (8)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019