Menaxher i financave (m/f)

BPB
Publikuar më
Korrik 12, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:

Menaxher i financave (m/f)

Kualifikimet:

  • Kualifikim universitar, preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Te jete kontabilist i certifikuar nga një institut i IFAC-ut;
  • Së paku 3 vite përvojë menaxheriale në fushën e financave në bankë apo në ndonjë institucion të ngjashëm;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përgatitjen e planit te biznesit, planit strategjik, buxhetimit, kontrollës financiare dhe raportimit financiar;
  • Të jetë proaktiv, dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe inovative;
  • Proaktiv në caktimin e objektivave dhe në planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

Përgjegjësitë:

  • Të hartoj dhe analizoj informata financiare me qëllim të përgatitjes së raporteve financiare për menaxhmentin si dhe ato për nevoja te rregullatorit;
  • Të sigurojë që të dhënat financiare janë në përputhje me politikat dhe procedurat e aprovuara nga banka;
  • Të krijoj dhe monitoroj zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave për departamentin e financave;
  • Të asistojë në mbarëvajtjen e procesit të auditimit financiar përmes përgatitjes së informacionit mbështetës për auditimin vjetor nga auditori i jashtëm, dhe ai i brendshëm;
  • Të ndihmoj Udhëheqësin e departamentit të financave me raportimin financiar siç kërkohet në mbledhjet e manaxhmentit, bordit drejtues dhe AGM dhe të ofroj këshilla që ndihmojnë procesin e vendimmarrjes;
  • Të mbështesë vazhdimisht aktivitetet dhe parashikimet e buxhetit si dhe të asistoj Udhëheqësin e departamentit të financave kur është e nevojshme;
  • Të kontrolloj shpenzimet e bankës dhe faturat për pagesa ndaj furnitorëve të bankës;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit te departamentit të financave.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formularin për aplikim i cili gjendet në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e- aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 26.07.2019

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019