Mbikëqyrës i Qendrës së Thirrjeve

IPKO
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Vendi: Prishtinë
Afati i aplikimit: 20/05/2019

Mbikëqyrësi/ja i/e Qendrës së Thirrjeve i raporton Menaxherit të Njësisë së Kujdesit ndaj Klientëve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Organizon personelin për të siguruar nivel të lartë të produktivitetit, efektshmërisë dhe shërbimit dhe punës kualitative
  • Drejton, zbaton dhe monitoron progresin e projekteve madhore të kompanisë
  • Monitoron dhe kontrollon punën e ekipeve dhe siguron funksionimin efikas të tyre.
  • Përgatitë dhe prezanton statistika dhe raporte të ndryshme lidhur me operimet, produktivitetin dhe cilësinë e punës së njësisë.
  • Siguron që të gjithë punëtorët të jenë të informuar lidhur me produktet/shërbimet/kompaninë.
  • Siguron përmirësim të vazhdueshëm të proceseve të brendshme në lidhje me klientët
    Kujdeset që faqja e internetit për mbështetje dhe njohja interaktive e zërit (Interactive voice recognition) të jetë e saktë dhe e përditësuar.
  • Analizon dhe propozon metoda të reja proaktive me qëllim që të përmirësohet shërbimi për klientë; proceset dhe përmirësimet operative
  • Menaxhon në mënyrë proaktive vëllimin e thirrjeve.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike; njohuri të shkëlqyeshme të platformave të ndryshme dhe softuerëve që përdoren në qendra të thirrjeve.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

Arsimimi: Diplomë bachelor/master në Administrim Biznesi e preferueshme

Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të mbikëqyrjes, preferohet në ambientet e qendrave të thirrjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Apliko online: https://jobs.ipko.com/jobs/mbikeqyres-i-qendres-se-thirrjeve-prishtine/

Listime të ngjashme

Qershor 20, 2019