Kurset e Menaxhimit Mjedisor

UNEP
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Dresden
Lloj listimi

Përshkrimi

A jeni i interesuar në planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e mjedisit, ose jeni duke punuar në këtë fushë brenda ministrive, agjencive dhe pushtetit vendor apo një OJQ? Nëse kjo është fusha juaj e interesit ose punës, tani mund të aplikoni për një nga kurset që ofrohen nga Universteti Dresden.

Programi financohet nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore.

Këto kurse janë të dizajnuara për të përgatitur pjesëmarrësit për detyrat e tyre të planifikimit, koordinimit dhe menaxhimit të mjedisit në kuadër të ministrive, agjencive dhe qeverive lokale si dhe OJQ-ve të vendeve të tyre. Pjesëmarrësve pritet të kenë disa vjet eksperiencë profesionale relevante dhe të nominohen nga institucioni i tyre në një vend në zhvillim (duke përfshirë ekonomitë në zhvillim). Gjuha e kursit është anglishtja.

Në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Universiteti Teknik Dresden ofron një varg kursesh të Menaxhimit Mjedisor në 2019 dhe 2020:

- 77 UNEP / UNESCO / BMU Kurs i shkurtër Ndërkombëtar për Menaxhimin e Ekosistemit-

Konservimi i Biodiversitetit dhe Shërbimet e Ekosistemit (SC77)

Periudha e aplikimit: 18 Shkurt - 01 Prill 2019

Periudha e kursit: 29 gusht - 25 shtator 2019

-  78 UNEP / UNESCO / BMU Kursi Ndërkombëtar i Shkurtër mbi Tokën dhe Burimet

Tokësore për Zhvillim të Qëndrueshëm (SC78)

Periudha e aplikimit: 04 Mars - 15 Prill 2019

Periudha e kursit: 10 Tetor - 05 Nëntor 2019

-  79 Kurs i Shkurtër Ndërkombëtar për Efikasitetin e Resurseve: Ekonomia e Qarkullimit

dhe Menaxhimi i Mbeturinave (SC79)

Periudha e aplikimit: 18 Mars - 29 Prill 2019

Periudha e kursit: 18 nëntor - 11 dhjetor 2019

-  43 UNEP / UNESCO / BMU Kurs Pasuniversitar Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mjedisit

për vendet në zhvillim (EM43)

Periudha e aplikimit: 01 Prill - 15 Maj 2019

Periudha e kursit: 09 Janar - 10 Korrik 2020

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019