Key Account Manager

EPPC
Publikuar më
Maj 17, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

EPPC Kosovo kërkon një Key Account Manager për klientin e saj, një ndër kompanitë më prestigjioze e cila ofron produkte dhe shërbime në fushën e IT-së, në rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjës kryesor i shitjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në Kosovë;
  • Përgatit dhe zbaton planin strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të rritur numrin e klientëve;
  • Vlerëson dhe raporton mbi zhvillimet dhe ndryshimet e tregut;
  • Krijon marrëdhënie afatgjata me klientë dhe partnerë të rinj, njëkohësisht duke i ruajtur me ata ekzistues;
  • Harton dhe zbaton procesin e shitjes dhe strategjisë së marketingut për pjesën e tregut që mbulon;
  • Punon për arritjen e targeteve të përcaktuara të shitjes;
  • Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek drejtori i kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare (e preferueshme në IT, Ekonomi apo Menaxhment);
  • Përvojë e dëshmuar në menaxhim shitjesh Business to Business/B2B (e preferueshme në tregun e IT-së);
  • Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e veglave si MS Project, MS Visio, MS Excel;
  • Të jetë person energjik, i motivuar, miqësor dhe i/e aftë të punojë me saktësi dhe nën presion.

Të dhënat:

Pozicioni:                Key Account Manager;
Vendndodhja:         Prishtinë;
Kontrata:                 Sipas Ligjit të Punës;
Paga:                       Shumë konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 31.05.2019.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘Key Account Manager’ në adresën e e-mail-it:

[email protected]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019