Ekspert ligjor

Save the Children
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Termat e referencës

Ekspert ligjor për ta mbështetur Grupin Punues në hartimin e Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare për nevojat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

  1. Informata

Save the Children është organizata kryesore botërore e pavarur për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime në atë se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

 Përmes projektit "Mbështetje për shërbime më të mira sociale për grupet më të cenueshme", financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Save the Children International në Kosovë synon të kontribuojë në një transformim efektiv të sistemit të shërbimeve sociale në Kosovë për të përmirësuar cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve lokale sociale dhe të bazuara në komunitet për fëmijët dhe personat e cenueshëm që jetojnë në rrezikun shoqëror.

  1. Fushëveprimi i detyrës

Save the Children International në Kosovë është duke kërkuar një ekspert konsulent ligjor lokal për të ofruar shërbimet e mëposhtme:

  • Ofron mbështetje dhe këshilla për strukturën e Ligjit të ri për Politikat Sociale dhe Familjare;
  • Mbështet me ekspertizë ligjore Grupin Punues Qeveritar të ngarkuar me hartimin e Ligjit të ri mbi Shërbimet Sociale dhe Familjare, duke përfshirë hartimin e Projektligjit të ri për Shërbimet Sociale dhe Familjare duke u bazuar në:

o   Koncept dokumentin e miratuar së fundi për shërbimet sociale dhe familjare

o   Prioritetet e Strategjisë Sektoriale për Punësim dhe Mirëqenie Sociale 2018-2022 dhe

o   Strategjinë për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare dhe ndryshimin e bazës ligjore në Shërbimet Sociale dhe Familjare.

  • Ofron këshilla dhe ekspertizë ligjore për Grupin Punues lidhur me Projektligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare, si dhe procedurat ligjore dhe kriteret që duhet të ndiqen gjatë hartimit të Ligjit;
  • Analizon problemet ekzistuese dhe sfidat në sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare të ofruara në Kosovë, duke përfshirë nivelet qendrore dhe lokale;
  • Analizon ndryshimet e propozuara në legjislacionin e Kosovës për shërbimet sociale dhe familjare, me fokus të veçantë në Ligjin nr. 02 / L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Ligjin nr. 04 / L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02 / l-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Koncept Dokumentin e miratuar së fundi mbi Shërbimet Sociale dhe Familjare
  • Jep konsulta në lidhje me të gjitha dokumentet, studimet, raportet, koncept dokumentet paraprake të ofruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
  • Jep konsulta në lidhje me përvojën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe praktikat më të mira të rajonit në fushën e shërbimeve sociale.
  1. Rezultatet e pritshme

Puna e kërkuar e kësaj konsulence do të përfshijë Projektligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare, në bashkëpunim me Grupin Punues përgjegjës për hartimin e Ligjit, si dhe ekspertë të tjerë të angazhuar në mbështetjen e Grupit Punues, duke përfshirë konsulentët vendor the ndërkombëtarë të cilët janë ekspertë ligjorë dhe tematik në shërbime sociale.

Qëllimi kryesor i konsulencës është krijimi i një projektligji të ri që siguron që Kosova dhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale:

  • Të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare të integruara dhe lehtësisht të qasshme për të gjithë qytetarët;
  • Të forcojnë dhe riorganizojnë mekanizmat institucional për licencimin, inspektimin dhe monitorimin e ofruesve të shërbimeve nga sektori publik dhe joqeveritar;
  • Të ristrukturojnë dhe forcojnë sistemet e brendshme organizative brenda Qendrave për Punë Sociale;
  • Të kategorizojnë shërbimet sociale dhe krijojnë një sistem të performancës për matjen e standardeve minimale për shërbimet sociale;
  • Të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare në përputhje me Kornizën Vullnetare të Cilësisë Evropiane për Shërbimet Sociale;
  • Të standardizojnë dhe fuqizojnë kapacitetet ekzistuese të ofruesve të shërbimeve publike dhe jopublike të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Të ofrojnë financim të qëndrueshëm të shërbimeve sociale dhe familjare bazuar në nevojat dhe burimet e disponueshme ekonomike.
  1. Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Eksperti do të angazhohet për një periudhë maksimale deri në 20 ditë pune, mes 20 majit dhe 30 korrikut  2019. Të gjitha përgatitjet paraprake, analizat e të dhënave, takimet me përfaqësuesit e MPMS, Save the Children dhe palët e tjera, hartimin e Ligjit, si dhe konsultimet përfundimtare për produktin që duhet të dorëzohet, duhet të përfundojnë brenda afatit të caktuar.

  1. Kualifikimet e nevojshme

Eksperti duhet t’i ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Juridik (punë për shërbime sociale, politika familjare, punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale / qendrore, të drejtat e njeriut etj., do të konsiderohet një avantazh). Diploma Master në Juridik do të ishte aset.
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve me kompleksitet të ngjashëm;
  • Përvojë e punës me Grupet Punuese Qeveritare dhe grupet punuese shumëdisiplinore do të konsiderohet përparësi;
  • Ekspertizë në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, si dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme;
  • Ekspertizë në hartimin e planeve strategjike dhe / ose prioriteteve strategjike në fushat ligjore dhe administrative në kontekstin e Republikës së Kosovës;
  • Aftësi për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë me kohë;
  • Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe (gjuhën e shkruar / e folur). Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohej aset;
  • Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikë të ngjashëm) për qëllime kuptueshmërie;
  • Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.
  1. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të respektojë qëllimet dhe kushtet e saj.

  1. Aplikimi

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj me e-mail tek [email protected]me titullin: “EU SS – Legal Expert for Law on Social Services”.

Aplikacioni juaj duhet të përfshijë:

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Një letër motivimi me një maksimum prej dy faqeve që përshkruajnë interesin tuaj për të kryer punën siç përshkruhet në këtë TOR.
  • Shembuj të punës së mëparshme me pjesëmarrje të ngjashme;
  • Oferta financiare në shumën bruto EUR (para çdo zbritjeje ligjore) për kryerjen e punës sipas ditëve dhe planit dinamik.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj: 15.05.2019 ora 16:00 CET.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019