Edukatore

Komuna e Obiliqit
Publikuar më
Maj 16, 2019
Qyteti
Obiliq
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, te Ligji i Punës, nr.03/L -212, neni 5, paragrafi c, Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, neni 35, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,nr.04/L-032, Udhëzimet Administrative të MASHT-it, nr.17/2009, nr.10/2018, dhe kërkesën me nr. -X-365, të datës 14.05.2019, Drejtoria e Arsimit me datë  15.05.2019, shpall:

KONKURS

SHFMU” Dr.Ibrahim Rugova “ në  Obiliq, paralelja në Mazgit të Epërm

Vendi i punës : Edukatore

Kushtet :

Kërkohet kualifikimi profesional përkatës, sipas Ligjit Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzin Administrativ (MASHT), nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.

Kandidatët që konkurrojnë për edukatore duhet ta sjellin kopjen e diplomës së fakultetit të vërtetuar ose noterizuar,vërtetimin për përvojën e punës në arsim, cerifikatën e lindjes, dokumentin e letërnjoftimit.

Kandidatët, të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, të cilët nuk i kanë diplomat e nostifikuara  në  MASHT nuk do të përfshihen në listën e ngushtë.

Fletëkërkesat merren në zyrën e pranimit të KK-së  ose në faqen zyrtare të Komunës së Obiliqit dhe dorëzohen me dokumentet të kompletuara në të  njejtën  zyrë. Afati i konkurrimit është 15 ditë nga dita e publikimit në shtyp.