Drejtor i Shkolles

Komuna e Obiliqit
Publikuar më
Maj 14, 2019
Qyteti
Obiliq
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, te Ligji i Punës, nr.03/L -212, neni 5, paragrafi c, Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, neni 20, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,nr.04/L-032, Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr.8/2014, dhe kërkesën me nr.-X- 357,të  datës  13.05.2019, Drejtoria e Arsimit me datë  14.05.2019, rishpall:

KONKURS

SHMLP”Ismail Dumoshi “në Obiliq
Vendi i punës:drejtor

Kushtet dhe kriteret për drejtor :

Kandidatët e interesuar për të konkurruar  për vendet e punës drejtor dhe  zëvendësdrejtor duhet  t’i plotësojnë  këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës ;
  • Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar), nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit;
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit apo që është në procedurë të licencimit;

2. Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për  udhëheqje, administrim ose menaxhim;

  1. Të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;

4.Të posedojnë këto dokumente:

4.1 Certifikatën e lindjes;

4.2 Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;

4.3 Dëshminë për përvojë e punës (3 vite);

4.4 Portfolion profesionale (shiko UA 08/2014 për përmbajten e  portfolios, shtojca “G”);

4.5Letërreferencë nga një institucion publik-kredibil (si MASHT,DKA,Këshilli Drejtues i

Shkollës,universiteti etj).

4.6 Letërat e referencës  duhet të kenë  përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;

4.7 Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilën ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapsirë 1.5, fonti i shkronjave 12  ariel);

4.8 Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore;

4.9 Dëshminë se nuk është nën hetime.

Detyrat  dhe përgjegjësitë e drejtorit  të shkollës janë të parapara  te Ligji nr.04/L-032  për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë origjinal ose të noterizuara.Drejtoria e Arsimit nuk mban përgjegjësi  për kthimin e dokumenteve të  kandidatëve  konkurrues.

Kohëzgjatja:Marrëdhënia e punës krijohet përmes kontratës në pajtim me Ligjin e Arsimit Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Fletëkërkesat merren në zyrën e pranimit,ose në faqen zyrtare të KK-së dhe dorëzohen me dokumentet të kompletuara në të  njejtën zyrë. Afati i konkurrimit  është 15 ditë nga dita e publikimit në shtyp.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019