Drejtor i RTK TV

RTK
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

Drejtor i RTK – TV

Drejtori i RTK – TV:

  • Drejtori i RTK - TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK - TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK - TV emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Menaxhimi i veprimtarisë së RTK-TV, në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
  2. Administrimi dhe menaxhimi i RTK-TV, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  3. Përgatitja e planit vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  4. Përgatitja e raportit vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së RTK-TV, posaçërisht për emisionet e reja;
  5. Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të punës në njësinë programore të RTK-TV;
  6. Përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
  7. Mbikëqyrja e përmbushjes së planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
  8. Mbikëqyrja e arsimimit dhe zhvillimit të kuadrove të reja me perspektivë;
  9. Zhvillimi i bisedave të rregullta vjetore në njësitë programore;
  10. Udhëheqja dhe përfaqësimi i njësive programore të RTK-TV;
  11. Përgatitja e normativave dhe standardeve programore;
  12. Përgatitja e strategjive zhvillimore për njësitë programore të RTK-TV;
  13. Sigurimi i cilësisë programore sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  14. Përcjellja e menaxhimit të mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;
  15. Organizimi, përpilimi dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK-TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  16. Përgatitja e emisioneve të reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
  17. Vlerësimi i shikueshmërinë dhe statistikave programore;
  18. Mbikëqyrja e arkivimit të materialit programor;
  19. Kryerja e punëve të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK -TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet që duhen plotësuar:

  1. Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  2. Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  3. Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  4. Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  5. Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  6. Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  7. Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  8. Njohje të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze;
  9. Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  10. Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  11. Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  12. Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  13. Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK-TV nuk mund të emërohet personi, i cili:

  1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  1. një CV,
  2. një kopje të letërnjoftimit,
  3. një letër motivuese,
  4. tri referenca,
  5. dëshmitë e kualifikimit,
  6. dëshmi që nuk është nën hetime, si dhe
  7. aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, www.rtklive.com.

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK - TV (deri në 3 faqe).

Dorëzimi duhet të bëhet personalisht në kuvertë të mbyllur në ndërtesën e RTK-Televizionit, rr. Xhemajl Prishtina nr.12, Prishtinë, Republika e Kosovës, në zyrën e Administratës nr. 71.

Për shkresat e pranuara, do të dorëzohet konfirmimi i pranimit.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 28.05.2019, ora 16:00.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Listime të ngjashme

Junior Advisor   Prishtine new
Maj 24, 2019
Maj 24, 2019
Paid Internship (2)   Prishtine new
Maj 24, 2019