Drejtor i RTK Radios

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
RTK
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

Drejtor i RTK Radios

Drejtori i RTK Radios:

  • Drejtori i RTK Radios duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK Radios duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK Radios emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Menaxhon veprimtarinë e RTK Radios në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së,
  2. Administron dhe menaxhon RTK Radion, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  3. Përgatitë planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  4. Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor me arsyetim për përqindjen e dëgjueshmërisë për disa emisione, posaçërisht për ato të reja;
  5. planifikon dhe organizon proceset e punës në njësinë programore të radios si dhe mbikëqyrja e tyre;
  6. mbikëqyrë dhe  është  përgjegjës  për  transmetimin  e  programit  së  bashku  me transmetimin e reklamave në kornizën ligjore;
  7. mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me një numër minimal të ekzekutuesve;
  8. mbikëqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;
  9. mbajtja e bisedave të rregullta vjetore në njësinë programore;
  10. drejton dhe përfaqëson njësitë programore të RTK Radios;
  11. përgatitë normativat dhe standardet programore;
  12. përgatitë strategjitë zhvillimore për njësinë programore të RTK Radios;
  13. mbanë cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  14. përcjellë harxhimin e mjeteve deri te niveli për çdo emision, që mund të llogaritet çmimi për një minutë të programit;
  15. organizon dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK Radios, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  16. përgatitë emisionet e reja me përqindjet paraprakisht të përcaktuara të dëgjueshmërisë;
  17. organizon dhe përcjellë dëgjueshmërinë dhe statistikat programore;
  18. organizon arkivin programor;
  19. kryen punë tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK Radios i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet që duhen plotësuar:

  1. Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  2. Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  3. Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  4. Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  5. Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  6. Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  7. Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  8. Njohje të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze;
  9. Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  10. Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  11. Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  12. Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  13. Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK Radios nuk mund të emërohet personi, i cili:

  1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  1. një CV,
  2. një kopje të letërnjoftimit,
  3. një letër motivuese,
  4. tri referenca,
  5. dëshmitë e kualifikimit,
  6. dëshmi që nuk është nën hetime, si dhe
  7. aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, www.rtklive.com.

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK Radios (deri në 3 faqe).

Dorëzimi duhet të bëhet personalisht në kuvertë të mbyllur në ndërtesën e RTK-Televizionit, rr. Xhemajl Prishtina nr.12, Prishtinë, Republika e Kosovës, në zyrën e Administratës nr. 71.

Për shkresat e pranuara, do të dorëzohet konfirmimi i pranimit.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 28.05.2019, ora 16:00.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Listime të ngjashme

Korrik 18, 2019
Mbikëqyrës (2)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (2)   Ferizaj e re
Korrik 18, 2019