Drejtor i RTK 2 TV

RTK
Publikuar më
Maj 15, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

Drejtor i RTK 2 – TV

Drejtori i RTK 2 – TV:

  • Drejtori i Kanalit RTK 2 - TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i Kanalit RTK 2 - TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i Kanalit RTK 2 - TV përzgjidhet dhe emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik duke marrë në konsiderim rekomandimin e Grupit Punues për Përzgjedhjen e Drejtorit të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon veprimtarinë e Kanalit RTK 2 - TV në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Administron dhe menaxhon Kanalin RTK 2- TV, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatit planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së programit televiziv, posaçërisht për emisionet e reja;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr procesin e punës në njësinë programore të Kanalit RTK 2- TV;
  • Është përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
  • Mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
  • Mbikqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;
  • Zhvillon bisedat e rregullta vjetore në njësitë programore;
  • Udhëheqë dhe përfaqëson njësitë programore të Kanalit RTK 2- TV;
  • Përgatitë normativat dhe standardet programore;
  • Përgatitë strategjitë zhvillimore për njësitë programore të Kanalit RTK 2- TV;
  • Siguron cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjellë menaxhimin e mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;
  • Organizon përpilimin dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të Kanalit RTK 2 – TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • Përgatitë emisionet e reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
  • Vlerëson shikueshmërinë dhe statistikat programore;
  • Mbikëqyrë arkivimin e materialit programor;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të Kanalit RTK 2 – TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Kushtet që duhen plotësuar:

  1. Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  2. Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  3. Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  4. Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  5. Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  6. Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  7. Standard të lartë të gjuhës serbe në të folur dhe në të shkruar;
  8. Njohje të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;
  9. Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  10. Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  11. Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  12. Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  13. Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  1. një CV,
  2. një certifikatë të lindjes,
  3. një kopje të letërnjoftimit,
  4. një letër motivuese,
  5. tri referenca,
  6. dëshmitë e kualifikimit,
  7. dëshmi që nuk është nën hetime, si dhe
  8. aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, www.rtklive.com.

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Kanalit RTK 2 - TV (deri në 3 faqe).

Dorëzimi duhet të bëhet personalisht në kuvertë të mbyllur në ndërtesën e RTK-Televizionit, rr. Xhemajl Prishtina nr.12 Prishtinë, Republika e Kosovës, në zyrën e Administratës nr. 71.

Për shkresat e pranuara, do të dorëzohet konfirmimi i pranimit.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 28.05.2019, ora 16:00.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Listime të ngjashme

Maj 24, 2019
Paid Internship (2)   Prishtine new
Maj 24, 2019
Maj 24, 2019