Drejtor i Departamentit për Zhvillim Strategjik

Ministria e Shendetesise
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

RI-SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë
Departamenti:                                     Departamenti për Zhvillim Strategjik
Titulli i vendit të punës:                     Drejtor i Departamentit për Zhvillim Strategjik
Kategoria funksionale/Grada:           Koeficienti - 10
Afati i kontratës:                                 Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar
Nr. i Referencës:                                 MSh-05/02/2019

Detyrat kryesore:

  1. Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e ministrisë dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur objektivat e Ministrisë në fushën e sistemit të informacionit shëndetësor 20%.
  2. Menaxhon stafin dhe buxhetin e departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit ; 15%
  3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kornizës ligjore, dokumenteve të politikave/strategjive për shërbime shëndetësore nëpërmjet sistemit të përcaktuar të monitorimit dhe të vlerësimit; 15%
  4. Planifikon aktivitetet për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të sektorit të shëndetësisë në pajtim me mundësitë financiare në dispozicion përfshirë sektorin e shëndetësisë publike; 15%
  5. Ofron këshilla profesionale për zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave në fushën e sistemit shëndetësor; 10%
  6. Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë; 10%
  7. Ofron mbështetje në përcaktimin e nevojave për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore, përfshirë ndërtesat dhe pajisjet mjekësore; duke përfshirë edhe planifikimin e ndërtimit të infrastrukturës shëndetësore përmes partneritetit publiko-privat; 10%
  8. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerjen e detyrave në përputhje me standardet e kërkuara; 5%

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në menxhim, ekonomi, politika publike ose shëndetësi. Studimet pasuniversitare në shëndet publik janë përparësi.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku 7 vite përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 4 vite në pozitë drejtuese
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të shëndetësisë si dhe ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shëndetësinë
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 09.05.2019 deri 23.05.2019.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019