Drejtor Ekzekutiv për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
KQZ
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e
Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të
punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për
procedurat e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese neni 15, paragrafi 3, në Sekretariatin e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht për arsye të mos arritjes së balancuar të
kandidateve në aspektin etnik, njoftohen të gjithë aplikantët, për zgjatjen e afatit të konkursit të
datës 20.04.2019 edhe për shtatë (7) ditë të tjera, i cili është publikuar në gazetën ditore “Bota
Sot” dhe “Epoka e Re”, dhe emituar në Radio K, për pozitën:

1. KQZ-08/2019 Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në SKQZ
2. KQZ-09/2019 Drejtor Ekzekutiv në ZRPPC

Përmbajtja e konkursit mbetet e njëjtë me konkursin e shpallur në datën e lartëshenuar.
Konkursi mbetet i hapur shtatë (7) ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht deri me
datën 14.05.2019.

Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim dhe ato të pakompletuara, nuk do të
shqyrtohen.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit 038 200 23 557.

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikes së Kosovës, neni 11 dhe 18, në bazë të Rregullores nr. 02/2010 për Rekrutimin në Shërbimin Civil të Republikes së Kosovës, Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, neni 64 paragrafi 2 pika b, Udhëzimin Administrativ nr. 01/2012 të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve,Rregullores nr. 01/2017, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , neni 4, neni 9 dhe neni 11, si dhe Rregullores nr. 03/2017, per Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese të Nëpunësve të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe vendimit nr. 268/2019 të datës 11.04.2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë:

K O N K U R S

KQZ- 09/2019 Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike
Grada/Koeficienti: Niveli Drejtues- ND - G2 / K- 19.35
Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës
1. Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të zyrës.
2. Siguron që funksionet e zyrës të zbatohen ne përputhje me akte ligjore, nënligjore ne fuqi dhe
vendimet e KQZ-së;
3. Përgatit raporte dhe i rekomandon KQZ-së;
4. Koordinon aktivitetet me Sekretariatin e KQZ - së dhe PZAP-in;
5. Mbikëqyrë, hartimin e akteve nënligjore që kanë të bëjnë me Zyrën dhe bën planin për
aktivitetet e punës së Zyrës;
6. Këshillon dhe udhëzon subjektet politike lidhur me obligimet ligjore ndaj KQZ-së;
7. Përfaqëson Zyrën brenda dhe jashtë institucionit;
8. Menaxhon punët dhe stafin e Zyrës;
9. Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga KQZ-ja;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
1. Diplomë Universitare në Drejtësi, Administratë publike, Shkenca Politike;
2. Diplome universitare dhe së paku gjashte (6) vite përvojë pune duke përfshirë katër (4) vite përvojë menaxheriale.
3. Integritet të lartë personal dhe professional
4. Shkathtesi te shkelqyeshme per hartim dhe shprehje me shkrim
5. Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe
etnike;
6. Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e obligueshme:
7. Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
8. Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë. Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skenuara në adresën elektronike: [email protected].

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga institucioni ku keni punuar. Kandidatët që aplikojne për këtë pozitë, japin pëlqimin e tyre ( nëse kandidati/ja konsiderohet i/eemërueshem) që emrat dhe rezultatet e tyre te intervistes, do të publikohen në websiten e projektit të rekrutimit Britanik.

Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 20 prill 2019 deri me datë: 04 maj 2019 në ora 16:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës (2)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (2)   Ferizaj e re
Korrik 18, 2019
Anketues/Intervistues (8)   Prishtine e re
Korrik 18, 2019