Dizajner/e grafik/e

Ky konkurs ka skaduar dhe aplikacionet më nuk pranohen.
PEN
Publikuar më
Qershor 24, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Pozita: Dizajnere grafike/Dizajner grafik (Gjysmë-orari)

Afati i aplikimit: 30 Qershor 2019
Data e preferueshme e fillimit të punës: Korrik 2019 

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) hap pozitë të lirë për Dizajnere Grafike/Dizajner Grafik.

Kualifikimi

  • Përvojë në dizajn grafik ose jeni student/e në vitet e fundit të fakultetit e arteve, shkencave kompjuterike apo fusha të ngjashme;
  • Shkathtësi dhe kreativitet në dizajnimin e materialeve promovuese duke përfshirë: logo, fletushka, broshura, postera, web – faqe dhe materiale tjera vizuale dhe promovuese për organizatën;
  • Njohuri të avacuara në përdorimin e mediave sociale (Facebook, Twitter, Instagram )
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Përvojë me OJQ është e preferuar por jo e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analizimi i të dhënave dhe realizimi vizual i tyre përmes infografikave;
  • Dizajnimi i fletushkave, broshurave, manualeve, posterave dhe formave të tjera të përcaktuara nga organizata;
  • Targetimi i grupeve të ndryshme (të definuara nga projektet) përmes mediave sociale;
  • Mbështetje në shkrim dhe përgatitje të materialeve për publikun;
  • Mbikqyrja e rrjedhës së aktiviteteve të organizatës dhe komunikimi i rregullt me stafin;
  • Të mbështesë aktivitetet e organizatës, duke përfshirë trajnimet dhe punëtoritë, ngjarjet publike dhe aktivitetet tjera të bazuara në planin e punës së organizatës.
  • Detyra tjera në fushën e dizajnit grafik, sipas nevojës.

PEN ofron mundësi të barabarta për burrat dhe gratë pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, dhe etnike.

Të gjithë/a kandidatët/et e interesuar/a duhet ta dërgojnë një CV/Portfolio dhe një letër motivimi ku i shpjegojnë kualifikimet dhe interesat e tyre në këtë e-mail adresë: [email protected], më së voni më 30 Qershor 2019, ora 17:00. Kandidatët/kandidatet të cilët/at i plotësojnë kriteret e parashtruara dhe i dërgojnë dokumentet e parashtruara me kohë, do të ftohen në intervistë.

Rrjeti Edukatorëve Bashkmoshatar- PEN, është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim promovimin e qytetarisë aktive si një mjet për përmbushjen e nevojave të komunitetit. Misioni i PEN është të kontribuojë drejt krijimit të një komuniteti, ku të rinjtë/ të rejat e të gjitha gjinive mobilizohen dhe fuqizohen për të vepruar si agjentë të ndryshimit shoqëror për një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019