Bursa e Kosovës për Ekselencë në Gazetari

Birn
Publikuar më
Maj 10, 2019
Qyteti
Kosove
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Lansohet faza e dytë e programit të Bursës së Kosovës për Ekselencë në Gazetari

Pas një suksesi gjatë pjesës së parë të programit, BIRN Kosovo në bashkëpunim me AGK, në bazë të projektit të finanucar nga BE, ka hapur procesin e thirrjes për aplikim për fazën e dytë të Programit “Bursa e Kosovës për Ekselencë në Gazetari” për vitin 2019.

Programi do të fillojë në qershor 2019 dhe është i bazuar sipas Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, që ka filluar qysh në vitin 2007.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN Kosovo dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ftojnë të gjithë gazetarët e interesuar që të aplikojnë për këtë bursë 6-mujore, të ofruar nga Bashkimi Europian në Kosovë.

10 gazetarë ambiciozë dhe të guximshëm do të zgjidhen nga një ekip profesionistësh lokalë dhe rajonalë për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje dinamike dhe të pasur. Secili anëtar do të përfitojë bursë prej 2,000 Euro për një storie të thellë hulumtuese që mbulon çështjet si shpenzimet publike, qeverisja lokale, prokurimi publik, mjedisi, energjia, shëndetësia, kultura, arsimi, financimi i mediave, të drejtat e njeriut, bashkëpunimi ndëretnik etj.

Përveç kësaj, gazetarët e përzgjedhur do të përfitojnë mentorim nga një ekip redaktorësh të kualifikuar të BIRN Kosova, të cilët kanë përvojë të gjerë në prodhimin dhe redaktimin e raportimit të cilësisë së lartë në Kosovë dhe në rajon.

Në fund të programit, bursistët pritet të kenë prodhuar një storie origjinale hulumtuese/kërkimore me një limit prej 1,500 – 3,000 fjalësh. Formati mund të ndryshojë, nga storie të shkruara, në reportazhe televizive ose përmbajtje të paraqitura në format multimedial. Storiet e bursistëve të përzgjedhur do të publikohen në shqip, anglisht dhe serbisht. BIRN do të sigurojë ripublikimin e storieve të bursistëve në mediat e tjera lokale në mënyrë që të rrisë shtrirjen e storieve të prodhuara.

A jeni të interesuar të jeni pjesë e këtij programi prestigjioz?

Plotësoni formularin e aplikimit dhe dorëzoni aplikacionin tuaj deri në mesnatë më 31 maj 2019, tek [email protected] me temën: “Bursa e Kosovës për Ekselencë në Gazetari – Faza II”.

Çdo pyetje në lidhje me këtë program ose aplikacion mund të drejtohet tek [email protected], jo më vonë se deri më 25 maj 2019.

Propozimet mund të dorëzohen në shqip, anglisht ose serbisht, që janë tri gjuhët e punës të cilat do të përdoren gjatë kohëzgjatjes së programit.

Gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019