Auditor i Teknologjisë Informative

BPB
Publikuar më
Qershor 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

KONKURS

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

Auditor i Teknologjisë Informative (m/f)

Kualifikimet:

  • Kualifikim universitar në Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
  • Certifikimi i preferuar në CISA, CISSP apo të tjera;
  • Mbi tre (3) vite përvojë pune në fushën e TI, preferohet përvojë pune në auditim ose sektorin bankarë;
  • Kuptimi i fushave të shumta të teknologjisë duke përfshirë zhvillimet e softuerit, Windows, menaxhimin e bazës së të dhënave dhe sistemet dhe rrjetet;
  • Kuptimi i standardeve të sigurisë së informacionit, praktikat më të mira për sigurimin e sistemeve kompjuterike, ligjet dhe rregulloret në fuqi;
  • Aftësi të mira në komunikimit dhe prezantim;
  • Shkathtësi në caktimin e objektivave dhe planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

Përgjegjësitë:

  • Kryen auditimet e TI-së si udhëheqës i ekipit dhe anëtar përkrahës në auditime tjera;
  • Shqyrton kontrollet e brendshme të bankës për fushën e IT-së dhe sigurisë se informacionit, vlerëson dizajnin dhe efektivitetin e kontrolleve, përcakton ekspozimin ndaj rrezikut dhe zhvillon qasje të përshtatshme të auditimit;
  • Kryen procedura efikase dhe efektive të auditimit të TI-së dhe sigurisë së informacionit;
  • Kryen testime të rregullta të auditimit dhe ofron rekomandime për rreziqet e identifikuara;
  • Kryen vlerësimin dhe testimin e kontrolleve të aplikacioneve në Bankë;
  • Rishikon sistemet e bankës për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes si dhe implementimin e politikave dhe procedurave të brendshme të Bankës;
  • Përgatit dhe monitoron planin dhe programet e auditimit të Brendshëm për fushën e TI-së dhe sigurisë se informacionit;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryera me personin përgjegjës të njësisë / degës / shërbimit dhe jep rekomandime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
  • Bënë sistemimin dhe indeksimin e letrave të punës dhe dosjes së aduitimit për auditimet që mbulon;
  • Përpilon draft raporte dhe raporte për auditimet e kryera dhe raporte tremujore/vjetore, si dhe komunikon çështjet komplekse teknike në terma të thjeshtuar tek personeli përkatës i bankës dhe linja raportuese;
  • Monitoron implementimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive te caktuara kryen edhe punë tjera sipas kërkesës nga Mbikëqyrësi

Procedura e aplikimit: 

Plotësoni formularin për aplikim i cili gjendet në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e- aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 01.07.2019

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019